Çlirim Hoxha

Çlirim Hoxha është shkrimtar, gazetar dhe studiues shqiptar, ka lindur më 21 nëntor 1954 në qytetin e Vlorës. Përfundon shkollën e Mesme Industriale "Pavarësia" në qytetin e Vlorës në vitet '70. Diplomohet në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës dega Histori. Në vitet ’96-’97 përfshihet në protestat antifajde që nisën në qytetin e Vlorës dhe bashkëpunon me gazetën “Koha Jonë” duke përcjellë lajmet mbi ngjarjet që ndodhnin në qytet. Në këtë gazetë mbante pseudonimin Sazan Karaburuni. Në vitin ’99 bashkëpunon me Radio Tiranën në emisionin e mëngjesit për pasqyrimin e situatës së krijuar pas mbërritjes së refugjatëve të luftës nga Kosova. Merr pjesë në grumbullimin e ushqimeve dhe shpërndarjen e tyre për refugjatët shqiptar të ardhur nga Kosova në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, si stacion i parë i mbërritjes së tyre. Në vitin ’98, punësohet si korrespodent i gazetës “Zëri i Popullit”. Në vitin ’99 punësohet si gazetar i gazetës “Shekulli” për Vlorën. Në këtë gazetë mban pseudonimin Ilir Ruci dhe Gani Kanina. PO atë vit punësohet si korrespodent i “Radio + 2” dhe i revistës “SPEKTER”. Në vitet ’98-2000 ka punuar si gazetar edhe në Televizionin lokal “6+1 Vlora”. Nga vitet 1997-2014 ka punuar dhe bashkëpunuar me disa gazeta si “Republika”, gazeta “SOT”, gazeta “Ndryshe”, gazeta “TEMA”, gazeta “Telegraf” etj. Pasi punoi disa vjet si gazetar tereni, u përqendrua te analizat politike dhe shkrimet studimore për lashtësinë e popullit tonë. Në gazetat “Zëri i Popullit”, gazetën “Ndryshe” dhe gazetën “Telegraf” ka shkruar me dhjetëra opinione mbi situatat që kalonte vendi. Është anëtar themelues i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Në vitin 2004 emërohet Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Vlorë. Në vitin 2009 emërohet Drejtor i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës. Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë. Është anëtar themelues i Qendrës së studimeve Pellazgjike Tiranë. Ka referuar disa studime historike në 5 simpoziumet ndërkombëtare që kjo qendër ka organizuar për lashtësinë e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Në vitin 2006 fiton Çmimin Petro Marko për romanin "Nëndetësja e plagosur". Në vitin 2019 jepet Çmimi Petro Marko për kontributin e tij si gazetar dhe publicist nga Unioni i gazetarëve të Shqipërisë. Eshtë Ambasador për Paqen dhënë nga Federata për Paqen Universale.[1][2]

Botime

  • Lëngata e shpirtit, roman - Toena Tiranë 2003 dhe Lena grafik Prishtinë 2022
  • Rrugë e vithisur, roman - Toena Tiranë 2004
  • Nëndetësja e plagosur, roman - Toena Tiranë 2005, Maluka Tiranë 2018, Lena Grafik Prishtinë 2022.
  • Ushtarët e botës, roman - Toena Tiranë 2008 dhe Lena Grafik Prishtinë 2022
  • Ditari i një murgeshe, roman - Toena Tiranë 2010 dhe 2012, Lena Grafik Prishtinë 2021 dhe 2022
  • Bebi Skafisti, roman - Toena Tiranë 2013
  • Kodi i baltës së pjekur, roman - Maluka Tiranë 2016 dhe Lena Grafik Prishtinë 2022
  • Vrasja e një kryeministri, roman - Maluka Tiranë 2018 dhe Lena Grafik Prishtinë 2022
  • SOFIA, roman - Lena Grafik Prishtinë 2020 dhe Prishtinë 2022
  • Traktati i origjinës së shqiptarëve, studim dhe hulumtim historik - Lena Grafik Prishtinë 2019-2020-2021-2022
  • Troja gjendet në Shkodër, studim dhe hulumtim historik - Lena Grafik Prishtinë 2022.

Referime

  1. ↑ http://www.bksh.al/
  2. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2020. Marrë më 14 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)