İbrahim Çelikkol
İbrahim Çelikkol | |
|---|---|
| Lindi | 14 shkurt 1982 (39 vjet) |
| Vite aktiviteti | 2007-prezent |
İbrahim Çelikkol (lindi më 14 shkurt 1982) është një aktor turk, ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit të Turqisë nën 20 vjeç dhe model i modës. Familja e tij amtare është me origjinë Pomake që emigroi nga Selaniku, Greqi. Familja e tij atërore është me prejardhje arabe.[1][2][3]
Babai i tij ishte një futbollist. Kur babai i tij vdiq, İbrahim Çelikkol la basketbollin. Familja e tij në përgjithësi janë sportistë dhe muzikantë.
Çelikkol ka punuar si model profesionist para se të fillonte aktrimin. Kur u takua me Osman Sınav, një producent i filmit turk, ai filloi të aktrojë. Ai luajti personazhin e Ulubatlı Hasan në filmin Fetih 1453, i cili u shfaq më 16 shkurt 2012. Ai luajti Fërat Kazan në serialin televiziv Merhamet midis 2013-2014. Ai luajti personazhin e Kapiten Oguz Ajaz në serialin televiziv Reaksiyon, i cili filloi të aktrojë në ekran në vitin 2014, dhe personazhin e Ali Nejat në serialin televiziv Kördüğüm, i cili filloi në vitin 2016.
Filmografia
| Filma | ||||
|---|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | |
| 2012 | Fetih 1453 | Ulubatlı Hasan | Roli kryesor | |
| 2014 | Sadece Sen | Ali | ||
| 2021 | Mevlana Mest-i Aşk | Iskender | ||
| Seriale | ||||
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | |
| 2008 | Pars: Narkoterör | Shamil Baturaj | Roli kryesor | |
| 2009 | M.A.T. | Sinan Atalaj | ||
| 2010 | Keskin Bıçak | Mithat | ||
| 2010-2011 | Karadağlar | Gylali Karadag | Roli kryesor | |
| 2011-2012 | İffet | Xhemil Ozdemir | ||
| 2013-2014 | Merhamet | Fërat Kazan | ||
| 2014 | Reaksiyon | Oguz | ||
| 2016 | Seddülbahir 32 Saat | Mehmet Çavush | ||
| Kördüğüm | Ali Nexhat Karasu | |||
| 2017-2018 | Siyah Beyaz Aşk | Ferhat Asllan | ||
| 2018-2019 | Muhteşem İkili | Mert Barxha | ||
| 2019-2021 | Doğduğun Ev Kaderindir | Mehdi Karaxha | ||
| 2021-2022 | Bir Zamanlar Çukurova | Hakan Gymyshollu / Mehmet Kara | ||
| 2024 | Gaddar | Korkut Zakkum | Roli mysafir | |
| Internet | ||||
| Viti | Titulli | Roli | Shënime | Platforma |
| 2022-2024 | Kuş Uçuşu | Kenan Sezgin | Roli kryesor | Netflix |
Referime
- ↑ "İbrahim Çelikkol kimdir". Ensonhaber (në turqisht).
- ↑ "MEN'S HEALTH ERKEĞİ: İBRAHİM ÇELİKKOL" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2018. Marrë më 9 shtator 2021.
- ↑ "İbrahim Çelikkol: Kangalları insanlara tercih ederim" (në turqisht).