1 (numër)
Stampa:Infobox numër
1 (një; gjithashtu thirret si njësi), është një numër, një shifër, dhe emri dhe emri i karakterit që përfaqëson atë numër. Përfaqëson një entitet të vetëm, njësi e numërimit ose matjes.
Si numër
Njëshi, që ndonjëherë i referohet si njësi, është numri i plotë para dyshit dhe pas zeros. Njëshi është numri i parë jo-zero në numrat natyror gjithashtu numri i parë tek në numrat natyror.
Çdo numër i shumëzuar me një është përsëri ai numër, dhe njëshi është identiteti për shumëzimin. Si rezultat, njëshi është faktoriali i vetes, katrori i vetes, kubi i vetes, dhe kështu me radhë.
Si shifër

Karakteri i përdorur sot në botën perëndimore që përfaqëson numrin 1, një vijë vertikale, shpesh me një përthyerje serif në krye dhe ndonjëherë me një vijë të shkurtër horizontale në fund, gjurmët e rrënjëve të saj i ka tek indianët, të cilët e shkruanin 1 si një vijë horizontale, pothuajse si karakteri kinez 一.
Matematikë
Në matematikë, 1 është:
- në aritmetikë (algjebër) dhe calculus, numri natyror që është mbas 0 dhe para 2 dhe elementi i identitetit multiplikativ të numrave të plotë, numrave real dhe numrave kompleks;
- më në përgjithësi, në algjebër, identiteti multiplikativ (i quajtur edhe unitet), zakonisht një grup ose një unazë.
Në teknologji

Në shkencë
- 1 është numri atomik i hidrogjenit.
- 1 është kodi ASCII i "Start of Header".
Referime
- ↑ "Plastic Packaging Resins" (PDF) (në anglisht). American Chemistry Council. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 korrik 2011. Marrë më 29 nëntor 2018.