Abdi Baleta
Abdi Baleta (Gur i Bardhë, 1941 - 19 shtator 2025) ka qenë kryetar gjykate dhe diplomat gjatë regjimit komunist, deputet i Partisë Demokratike ne legjislaturën e parë pas rënies së regjimit komunist, publicist, analist dhe botues i të përjavshmes Rimëkëmbja.
Biografia
Ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964. Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995). Në vitet 1991-1996 është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 1995 merret vetëm me publicistikë, si drejtues i gazetës së përjavëshme nacionaliste “Rimëkëmbja”, që botohet në Tiranë.
Botime
- Shqiptarët përballë shovinizmit serbo-grek : përmbledhje e zgjeruar e përmbledhjeve dhe intervistave - 1995
- Shqipëria as ishull, as depo municioni islamik, por kopësht i harmonisë fetare! - 1996
- Dhimbjet dhe trupi i Shqipërisë: artikuj dhe intervista - 1997
- Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar, bashkautor - 1998
- Kosova: Nga Dejtoni në Rambuje - 1999
- Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit - 2002
- Baleta më ka thënë: vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar - 2005
- Kundërshpifografi: (jetëshkrimore politike historike) - 2005
- Përballjet me Islamofobinë - 2006
- Dilema historike - 2011
- Jo plebishitit venizellist - 2011
- Sfidat historiografike në librat e Sabri Maxhunit - Novosellës - 2012