Abdul Kadir Baxhamal
Abdul Qadir Bajamal (18 shkurt 1946 – 7 shtator 2020) ishte një politikan jemenas i cili shërbeu si Kryeministër nga 31 marsi 2001 deri më 7 prill 2007. Ai ishte anëtar i partisë së Kongresit të Përgjithshëm Popullor dhe u emërua Kryeministër nga Presidenti Ali Abdullah Saleh. Më parë ai shërbeu si Ministër i Jashtëm nga viti 1998 deri në vitin 2001 dhe Zëvendëskryeministër i Jemenit nga viti 1994 deri në vitin 2001.
Bajamal vdiq më 7 shtator 2020 në Emiratet e Bashkuara Arabe.