Abraham Kreskesi
Abraham Kreskesi | |
|---|---|
![]() | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 1325 Palma, majorka |
| Vdiq më | 1387 |
| Punësimi | hartograf |
Abraham Kreskesi { anglisht: Abraham Cresques } (1325 – 1387), emri i vërtetë i të cilit ishte Cresques (djali i) Abrahamit, ishte një hartograf hebre i shekullit XIV nga Palma majorka (atëherë pjesë e Kurorës së Aragonit. Në bashkëpunim me djalin e tij, Jehuda Kreskesin, ka autorësinë e Atllasit Katalunas të vitit 1375.
Jeta personale
Një hebre majorkan, Kreskesi ishte mjeshtër i krijimit të hartave dhe ndërtues i orëve, kompaseve dhe instrumenteve të tjera detare. Ai ishte udhëheqës i Shkollës hartografike majorkane.
Emri i vërtetë i Abraham Kreskesit ishte Eliça (i njohur si Kreskesi) djali i Rabbi Abrahamit, djali i Rabbi Benaviste-sit, djali i Rabbi Eliça-it. Eliça është emri që ai do ta kishte marrë kur të rritej por ai u njoh si Kreskesi i Abrahamit (Kreskes emri i tij personal, Eliça emri fetar, Abraham emri i babait), por që ky emër është bërë më i njohur në litereaturën e mëvonshme. Djali i ij, Jehuda Kreskesi, ishte po ashtu një hartograf i njohur.
Atllasi Katalunas
Në vitin 1375, Kreskesi dhe djali i tij Jehuda morën si detyrë nga Princi Gjon i Aragonit (Gjoni I i Aragonit i ardhshëm]] që të bënin një komplet të tabelave detare që do të shkonin përtej kufijve normal gjeografik të tabelave portolane bashkëkohore, të mbulonin “Lindjen dhe Perëndimin, dhe gjithçka që nga ngushtica e Gjibraltarit çon në Perëndim. Për këtë punë, Kreskesi dhe Jehuda do të paguhen me 150 florinj të artë aragonese dhe 60 punta mallorkane, përkatësisht, siç deklarohet në dokumentet e shek. XIV nga vet princi dhe babai i tij Pjetri IV i Aragonit. Princi Gjon mendonte t’ia paraqiste këtë tabelë kushëririt të tij Karlit (që më vonë bëhet Karli VI i Francës) si dhuratë. Në atë vit, 1375, Kreskesi dhe Jehuda vizatuan gjashtë grafike që e përbënin Atllasin Katalunas.
Punime që i atribuohen Kreskesit
Atllasi Katalunas i vitit 1375 është harta e vetme që me plot besim i atribuohet Kreskes Abrahamit. Por kërkimet e mëvonshme treguan që pesë harta të tjera mund të jenë punë e Kreskesit, Jehudës ose ndonjërit nga punëtorët në atlienë e Kreskesit.[1] Si edhe vet Atllasi Katalunas, edhe këto pesë harta (katër portolane dhe një fragment i hartës së botës), janë të panënshkruara dhe pa data, dhe mendohet që data e krijimit të tyre qëndron mes viteve 1375 dhe 1400.
- Catalan Atlas, rreth vitit 1375, 6 tablo, hartë nga Oqeani Atlantik deri në Kinë, që ruhet [2] në Bibliotekën Kombëtare të Francës në Paris
- Venice chart, rreth viteve 1375-1400, hartë portolane (i mungon pjesa veriore e Evropës), ruhet [3] në Bibliotekën Marikane në Venecia, Itali
- Florence chart, rreth viteve 1375-1400, hartë portolane (Mesdheu perëndimore) ruhet (Port.22) në Biblioteka Qendrore Kombëtare e Firencës, Florencë, Itali
- Naples chart, rreth viteve 1375-1400, hartë normale portolane ruhet (ms.XII.D102) në Biblioteka Kombëtare e Viktor Emanuelit III në Napoli, Itali
- Istanbul map rreth viteve 1375-1400, fragment i hartës së botës, ruhet (1828) në Pallatin Topkapi në Stamboll, Turqi
- Paris chart, rreth vitit 1400, hartë portolane, ruhet (AA751) në Bibliotekën Kombëtare të Francës në Paris
Sipas Kampbellit, katër nga hartat portolane i atribuohen ateliesë Kreskes, grafiket e Napolit dhe Parisit janë më të zbukuruara se dy të tjerat, ndërsa grafiku i Parisit (viti 1400) i afrohet më shumë Atllasit Katalunas (viti 1375).[4] Sidoqoftë, kjo është vetëm një tezë. Ashtu siç thotë Kampbelli “Lidhja e ngushtë e këtij grupi grafikesh është e qartë. Por është e vështirë për tu parë, nga vetëm analiza e ngjyrave është një dëshmi për të konfirmuar se këto katër grafike ishin produkt i punës së mbikëqyrur nga një njeri i vetëm.[4]
Galeria
"Venice chart" (It.IV,1912),
Biblioteca Marciana, Venice.
"Naples chart" (XII.D102),
Biblioteca Nazionale Vittorio Emanuele III, Naples.
"Paris chart" (AA751),
Bibliotheque Nationale de France, Paris.
Abraham and Jehuda Cresques Catalan Atlas. Eastern Europe view from the south (detail)
Referimet
- Campbell, T. (2011) Anonymous works and the question of their attribution to individual chartmakers or to their supposed workshops, online
- Pujades i Bataller, Ramon J. (2007) Les cartes portolanes: la representació medieval d'una mar solcada. Barcelona.
Lidhjet e jashtme
- Images of the whole Catalan Atlas Arkivuar 21 shkurt 2008 tek Wayback Machine Bibliothèque Nationale de France, accessed 2008-03-14
- www.cresquesproject.net—Translation in English of the works of Riera i Sans and Gabriel Llompart on the Jewish majorcan mapmakers of the Late Middle Ages. They include very complete biographies of Cresques Abraham and his son Jafudà Cresques.
