Acidi metilmalonik
Acidi metilmalonik është një komponim kimik që bën pjesë në grupin e acideve dikarboksilike. Si strukturë bazike ka acidin malonik që përmban dhe një grup metil. Kripërat e acidit metilmalonik quhen metilmalonate.
Metabolizmi

Acidi metilmalonik është një nënprodukt i procesit metabolik të propionat-it.[1] Burimet kryesore për formimin e tij janë të listuara më poshtë, ku secila shënon në kllapa përkatëse kontributin e përafërt që ka në të gjithë organizmin:[2]
Rëndësia klinike
Mungesa e vitaminës B12
Nivele të larta të acidit metilmalonik mund të tregojë mungesë të vitaminës B12. Testi ka ndjeshmëri të lartë (ata me mungesë vitamine B12 pothuajse gjithmonë kanë nivel të lartë) por jo shumë specifik (edhe ata që nuk kanë mungesë të vitaminës B12 mund të kenë nivel të lartë gjithashtu).[1] Acidi metilmalonik është me nivel të ngritur në 90-98% të pacientëve me mungesë të vitaminës B12. Ka specifitet të ulët përderisa 20-25% e pacientëve me moshë mbi 70 vjeç kanë nivel të lartë të acidit metilmalonik, por 25-33% i tyre nuk kanë mungesë të vitaminës B12. Për këtë arsye, testi i nivelit të acidit metilmalonik nuk rekomandohet zakonisht për të moshuarit.[2]
Sëmundjet metabolike
Një tepricë është e lidhur me acidurinë metilmalonike.
Në qoftë se nivele të larta të acidit metilmalonik janë të shoqëruara me nivele të larta të acidit malonik, e cila mund të diktojë sëmundjen metabolike të acidurisë malonike dhe metilmalonike të kombinuar (CMAMMA). Duke llogaritur raportin e acidit malonik ndaj acidit metilmalonik në plazmën e gjakut, CMAMMA mund të dallohet nga aciduria metilmalonike klasike.[3]
Kanceri
Përveç kësaj, me kalimin e moshës, akumulimi i acidit metilmalonik në gjak është lidhur në vitin 2020 me avancimin e tumorit.[4]
Rritja e tepërt e baktereve në zorrën e hollë
Rritja e tepërt e baktereve në zorrën e hollë mund të çojë gjithashtu në nivele të larta të acidit metilmalonik për shkak të konkurrencës së baktereve gjatë procesit të thithjes së vitaminës B12.[4][5] Kjo është e vërtetë si për vitaminën B12 nga ushqimi, ashtu edhe për suplementet orale dhe mund të shmanget me injeksione të vitaminës B12. Nga studimet e rasteve të pacientëve me sindromën e zorrës së shkurtër, është hipotezuar gjithashtu se rritja e tepërt e baktereve intestinale çon në prodhimin e shtuar të acidit propionik, i cili është pararendës i acidit metilmalonik.[6] Është treguar se në këto raste, nivelet e acidit metilmalonik kthehen në normale pas administrimit të metronidazolit.[6][7]
Matja
Përqendrimet e acidit metilmalonik në gjak maten me spektrometri e masës kromatografike me gaz ose spektrometri e masës me kromatografi e lëngët, dhe vlerat e pritshme të acidit metilmalonik te njerëzit e shëndetshëm janë midis 73 dhe 271 nmol/L.[8][9]
Shiko edhe
Referime
- ↑ "Sensitivity and Specificity". Emory University School of Medicine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2012.
- ↑ "B12 Deficiency and Dizziness". www.dizziness-and-balance.com (në anglisht).
- ↑ de Sain-van der Velden MG, van der Ham M, Jans JJ, Visser G, Prinsen HC, Verhoeven-Duif NM, etj. (2016). "A New Approach for Fast Metabolic Diagnostics in CMAMMA". JIMD Reports (në anglisht). 30. Springer Berlin Heidelberg: 15–22. doi:10.1007/8904_2016_531. ISBN 978-3-662-53680-3. PMC 5110436. PMID 26915364.
- ↑ Dukowicz, Andrew C.; Lacy, Brian E.; Levine, Gary M. (shkurt 2007). "Small Intestinal Bacterial Overgrowth". Gastroenterology & Hepatology (në anglisht). 3 (2): 112–122. ISSN 1554-7914. PMC 3099351. PMID 21960820.
- ↑ Giannella RA, Broitman SA, Zamcheck N (shkurt 1972). "Competition between bacteria and intrinsic factor for vitamin B 12 : implications for vitamin B 12 malabsorption in intestinal bacterial overgrowth". Gastroenterology (në anglisht). 62 (2): 255–260. doi:10.1016/s0016-5085(72)80177-x. PMID 4629318.
- 1 2 Sentongo TA, Azzam R, Charrow J (prill 2009). "Vitamin B12 status, methylmalonic acidemia, and bacterial overgrowth in short bowel syndrome". Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition (në anglisht). 48 (4): 495–497. doi:10.1097/MPG.0b013e31817f9e5b. PMID 19322060.
- ↑ Jimenez L, Stamm DA, Depaula B, Duggan CP (janar 2018). "Is Serum Methylmalonic Acid a Reliable Biomarker of Vitamin B12 Status in Children with Short Bowel Syndrome: A Case Series". The Journal of Pediatrics (në anglisht). 192: 259–261. doi:10.1016/j.jpeds.2017.09.024. PMC 6029886. PMID 29129351.
- ↑ The role of poor nutritional status and hyperhomocysteinemia in complicated pregnancy in Syria (PDF) (Tezë) (në anglisht). 2007. doi:10.22028/D291-20838. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 shkurt 2012. Marrë më 10 janar 2025.
- ↑ "Methylmalonic Acid, Serum or Plasma (Vitamin B12 Status)". ltd.aruplab.com (në anglisht).