Adrian Aliaj

Adrian Aliaj
Informacioni personal
Emri i plotë Adrian Aliaj
Data e lindjes 24 shtator 1976 (49 vjeç)
Vendi i lindjes Vlorë, Shqipëri
Pozicioni(et) Mbrojtës
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1992–1995 Partizani Tirana 9 (1)
1995–1996 Hannover 96 2 (0)
1996–1998 Hajduk Split 3 (0)
1998–1999 Standard Liège 24 (1)
2000 Maccabi Petah Tikva 17 (2)
2000–2002 La Louvière 31 (2)
2002–2003 Charleroi 23 (1)
2003–2005 Rot-Weiß Oberhausen 45 (7)
2005–2006 Stade Brest 29 13 (0)
2006– NK Solin 11 (2)
2007 Al Nassr FC
Karriera ndërkombëtare‡
2002–2006 Shqipëria 29 (8)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 11 gusht 2007
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 11 gusht 2007

Adrian Aliaj (lindur më 24 Shtator 1976) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si mbrojtës.

Karriera me klube

Aliaj e filloi karrierën e tij te Partizani në Shqipëri ku ai bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në moshën 16 vjeçare,[1] dhe në sezonin tjetër shkoi në Kroaci. Ai gjithashtu ka luajtur me Standard Liege në Belgjikë për dy vite përpara se të shkonte në Izrael për të luajtur me Maccabi Petah Tikva. Ai më pas u rikthye në Belgjikë duke luajtur me klubet R.A.A. La Louviere dhe R. Charleroi S.C.. Pas kësaj, ai kaloi në Francë ku luajti për një sezon te Stade Brest 29. Ai u largua nga klubi në verën e vitit 2006 për t'u transferuar te klubi kroat i divizionit të dytë NK Solin. Në vitin 2007, ai u transferua në Arabinë Saudite për të luajtur me klubin Al Nassr FC ku mbylli karrierën e tij si futbollist.

Karriera ndërkombëtare

Aliaj ka shijuar një karrierë të mirë ndërkombëtare me kombëtaren shqiptare. Ai ka luajtur 29 ndeshje nga viti 2002 e deri në vitin 2006 dhe ka shënuar tetë gola për vendin e tij, një numër jo normal për një mbrojtës.[2]

Më 13 shkurt 2002, në moshën 25 vjeç, Aliaj bëri debutimin e tij me kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut që u mbyll në barazim pa gola. Ai gjithashtu luajti 90 minuta në suksesin historik 3–1 kundër Rusisë në kualifikueset e Euro 2004.[3] Pas kësaj, për të do të vinin një seri golash në ndeshje miqësore që filloi me dygolëshin në humbjen 5–3 kundër Portugalisë më 11 tetor 2003.[4] Aliaj do të shënonte dhe tre miqësoret e ardhshme në Tiranë; në fitoren 2–0 kundër Estonisë dhe në fitoret 2–1 kundër Suedisë dhe Islandës. Ai shënoi sërisht kundër Estonisë, por këtë herë në barazimin 1–1 në miqësoren e luajtur më 28 prill 2004 në Tallinn. Pas kësaj, ai numëronte gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit miqësore.

Aliaj do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar me goditje dënimi nga 30 metra kundër Greqisë (në atë kohë kampione europe) në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2006 ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2–1 në Qemal Stafa.[5] Ky është i vetmi gol që ka shënuar në kompeticionet zyrtare. Aliaj shënoi golin e tetë dhe të fundit me kombëtaren më 1 mars 2006 në humbjen 2–1 kundër Lituanisë. Ai luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren më 11 tetor 2006 në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Hollandës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008. Në janar 2007, ai deklaroi tërheqjen nga futbollit ndërkombëtarë në moshën 29 vjeçare.

Golat me kombëtaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare[6]

#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
1.11 Tetor 2003Estádio do Restelo, Lisbonë, PortugaliFlamuri Portugalia1–15–3Ndeshje Miqësore
2.11 Tetor 2003Estádio do Restelo, Lisbonë, PortugaliFlamuri Portugalia4–35–3Ndeshje Miqësore
3.15 Nëntor 2003Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Estonia1–02–0Ndeshje Miqësore
4.18 Shkurt 2004Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Suedia2–12–1Ndeshje Miqësore
5.31 Mars 2004Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Islanda1–02–1Ndeshje Miqësore
6.28 Prill 2004A. Le Coq Arena, Tallinn, EstoniFlamuri Estonia0–11–1Ndeshje Miqësore
7.4 Shtator 2004Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Greqia2–02–1Kualifikueset e Kupës së Botës 2006
8.1 Mars 2006Qemal Stafa, Tiranë, ShqipëriFlamuri Lituania1–01–2Ndeshje Miqësore

Statistikat

Kombëtarja shqiptare
VitiNdeshjeGola
200210
2003103
200464
200570
200651
Total298

Referime

  1. ↑ "Aliaj, Adrian" (në gjermanisht). kicker.de. Marrë më 24 shkurt 2012.
  2. ↑ "Goalscoring for Albania National Team" [Golashënuesit për ekipin kombëtar shqiptar] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 24 shkurt 2012.
  3. ↑ "Flying start for Briegel" [Nisje fluturuese për Briegel] (në anglisht). UEFA. Marrë më 24 shkurt 2012.
  4. ↑ "International football match Portugal vs Albania report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Portugali vs Shqipëri raporti] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 13 tetor 2003.
  5. ↑ Gramoz Palushi (4 shtator 2018). "FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe". Panorama Sport. Marrë më 15 tetor 2019.
  6. ↑ "Adrian Aliaj" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 24 shkurt 2012.

Lidhje të jashtme