Aeroporti i Kukësit

Kukës International Airport Zayed
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit Zayed
Summary
Airport typePublik
Owner/OperatorGlobal Technical Mechanics SHPK përmes Kukës International Airport SHPK
ServesKukës, Qarku i Kukësit, Shqipëri
LocationShtiqën, Qarku i Kukësit, Shqipëri
Opened9 korrik 2021
Built1999
(forma aktuale)[2]
Elevation AMSL1.120 ft / 341 m
Coordinates42°1′58.2″N 20°24′53.8″E / 42.032833°N 20.414944°E / 42.032833; 20.414944
Websitewww.kuiport.al
Map
KFZ ndodhet në Shqipëria
KFZ
KFZ
Vendndodhja në Shqipëri
Runways
Direction Gjatësia Sipërfaqja
m ft
01/19 2.198 7.211 Asfalt

Aeroporti Zayed - Flatrat e Veriut është aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish-presidentit Zajed bin Sultan Al Nahjan të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në të operonin kompanitë Wizz Air dhe Air Albania. Që nga 14 korriku 2024, në aeroportin e Kukësit nuk kryhen më fluturime.

Përmbledhje

Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash, ku mund të ulen avionët e kategorisë 3C dhe u jep mundësinë e uljes avionëve me peshë rreth 75.5 ton, si Airbus A318, Airbus A319 dhe Airbus A320.

Nga familja Boeing mund të ulen: Boeing 737-300, Boeing 737-400, Boeing 737-500, Boeing 737-600, Boeing 737-700, Boeing 737-800 dhe Boeing 737-900ER për përdorim të përditshëm. Të mundshëm për ulje janë edhe Boeing 757-200, Boeing 757-300, dhe në raste të rralla Boeing 767-200, Boeing 767-300ER, Boeing 777-200ER, Boeing 747-400ER, Boeing 787-8, Boeing 787-9, Boeing 787-10, ndërsa për raste emergjente Boeing 777-300ER dhe Boeing 747-8i. Avionët nga kompanitë Embraer, Bombardier, Mitsubishi, Aérospatiale etj., kanë gjithashtu mundësi të plota uljeje. Të pamundur për t'u ulur në këtë pistë janë Airbus A380-800/861 dhe Antonov An-225. Aeroporti ka një kapacitet parkimi prej 3 avionësh njëkohësisht dhe mund të menaxhojë uljen e 4 avionëve në orë.

Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarësh, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri në 3 aeroplanë. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.

Funksionalizimi i Aeroportit

Funksionalizimi i aeroportit do të bëhet së shpejti pas miratimit të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit, sipas Ministrit të Transportit. Marrëveshja është ratifikuar nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të ratifikohet në ditët në vijim në parlament. Ky aeroport do të jetë aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit. Për këtë aeroport janë të interesuara dy kompani me kosto të ulët ("low cost") si Ryanair dhe Wizz Air.

Lidhje të jashtme

  1. 1 2 "Kukës International Airport runways @ OurAirports". OurAirports.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ↑ "Facts of KFZ". Kukës International Airport Zayed. 6 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2025. Marrë më 20 shkurt 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)