Afrim Bunjaku

Afrim Bunjaku (15 prill 1973 - 24 shtator 2023) ishte rreshter i Policisë së Kosovës që u vra në orët e para të ditës së diel më 24 shtator 2023 nga një grup terrorist serb i armatosur rëndë në Sulmin e Banjskës afër fshatit Banjskë të Komunës së Zveçanit ku u sulmua Veriu i Kosovës.[1] Në momentin e vrasjes ai ishte komandant i Stacionit të Policisë në Zveçan. Pas vdekjes është nderuar nga Presidentja me urdhrin "Hero i Kosovës".[2]

Ditë zie

Presidentja Vjosa Osmani shpalli të hënën (25 shtator 2023) ditë zie në Kosovë.[3]

Varrimi

Varrimi u bë më 25 shtator 2023 në Samadrexhë.[4][5]

Urdhri "Hero i Kosovës"

Urdhri iu dha nga Presidentja Vjosa Osmani.[6]

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ https://telegrafi.com/varroset-ceremoni-shteterore-polici-afrim-bunjaku//
  2. ↑ "Presidentja Osmani ndan urdhrin "Hero i Kombit" për Afrim Bunjakun". Radio Evropa e Lirë. 25 shtator 2023. Marrë më 28 shtator 2023.
  3. ↑ Gashi, Erdin (2023-09-24). "Presidentja Osmani shpall të hënën ditë zie në Kosovë". Sinjali. Marrë më 2023-09-26.
  4. ↑ A1 (2023-09-25). "Sot varroset polici Afrim Bunjaku". Alsat (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-09-26.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ↑ Ceremonia e varrimit të policit të vrarë Afrim Bunjaku, marrë më 2023-09-26
  6. ↑ "Afrim Bunjaku shpallet Hero i Kosovës". a2news.com. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2023. Marrë më 2023-09-26.