Agathangjel Çamçe

Mitropolitan Agathangjeli
Mitropolit i Korçës
Në detyrë
1941 (1941)–1946 (1946)
Paraprirë ngaEvllogji Kurilla
Pasuar ngaPais Vodica
Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës and Myzeqes
Në detyrë
1929 (1929)–1941 (1941)
Paraprirë ngaKristofor Kisi
Pasuar ngaVisarion Xhuvani
Të dhëna vetjake
U lind më
Vangjel Çamçe

1877
Korçë, Perandoria Osmane today Albania
Vdiq më1946
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiTheolog, Klerik

Agathangjel Çamçe (emri laik Vangjel Çamçe; 1877–1946)[1] ishte klerik ortodoks shqiptar dhe figurë e rëndësishme e kishës ortodokse shqiptare . Ai ishte një mbështetës i vendosur i autoqefalisë kishtare dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Imzot Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ishte peshkop mitropolit i Beratit e më pas i Korçë dhe anëtar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare .[2]

Lindi në qytetin e Korçës në vitin 1877 . Në vitin 1913 emigroi në SHBA, ku u shqua si veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në vitin 1919 shugurohet meshtar në Nju Jork, ku shërbeu për dy vjet duke u predikuar shqiptarëve ortodoksë në gjuhën shqipe. Përgjatë qëndrimitnë Amerikë, hodhi themelet e kishës ortodokse të Shën Mërisë në Natick të Massachusetts, një nga qendrat e diasporës dhe lëvizjes atdhetare shqiptare.[3] Pas largimit të pushtuesve italianë, në atë kohë, Atë Vangjel Çamçe nga Xhejmstuni i Nju Jorkut dhe atë Vasil Marku nga Saint Luis, Missouri, erdhën në Shqipëri për t'i ofruar shërbimet e tyre qeverisë dhe kishës shqiptare.[4]

Në vitin 1921, Agathangjel Çamçe tashmë në Shqipëri, mori pjesë në Kongresin e Beratit (10–17 shtator 1922 ) nga ku u hodhën themelet dhe filluan punimet e shpalljes së autoqefalisë së kishë shqiptare ortodokse nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës. Më 18 shkurt 1929 u zgjodh Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe Myzeqesë në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë, nga Kryepeshkopi Visarion dhe peshkopi Viktor i Zetinjës (i Kishë Ortodokse Serbe), duke u bërë në këtë mënyrë, pjesë e Sinodit të Shenjtë.[2] Së bashku me Episkopin Ambroz të Drinopojës dhe Gjirokastrës dhe ndihmës Kryepeshkopin Eftimi Kostevën, krijuan Sinodin e parë të Kishës Ortodokse Shqiptare, nën drejtimin e Kryepeshkopit Visarion.[5] Në tetor 1940, Mitropolit Agathangjeli mori pjesë në sinodin e posaçëm të organizuar nga eparkitë italo-shqiptare në abacinë e Grottaferratës, ku diskutohej mundësia që Grottaferrata të mirëpriste klerin ortodoksë të sapokthyer dhe të ndihmonte formimin teologjik të tyre.[6] Në vitin 1941 Agathangjel Çamçe u bë Mitropoliti i Korçës. Ai drejtoi dioqezat metropolitane deri në vdekjen e tij në 1946.[7][8]

Referime

  • Bido, Ardit (2020). The Albanian Orthodox Church: A Political History, 1878–1945. Routledge. ISBN 978-0-429-75546-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

  1. ↑ James Pettifer, Mentor Nazarko (2007). Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society. IOS Press, 2007. ISBN 978-1-58603-779-6. Marrë më 2020-10-14. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 Bido, Ardit (27 nëntor 2021). The Albanian Orthodox Church: A Political History, 1878–1945 (në anglisht). Routledge & CRC Press. ISBN 978-1-138-35472-2. Marrë më 2021-12-09. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Bido" defined multiple times with different content.
  3. ↑ Duka, Valentina (2001). Shqiptarët në rrjedhat e shekullit XX: gjurmime historike. 2001. ISBN 9789992770382. Marrë më 2020-10-14. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ Noli, Fan (1968). "Vepra të plota: Autobiografia". Rilindija., 1968. Marrë më 2020-10-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ Myftiu, Genc (2000). "Albania, a Patrimony of European Values". SEDA, 2000. Marrë më 2020-10-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ↑ Murzaku, Ines Angjeli (2009). Returning Home to Rome: The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania. Analekta Kryptoferris, 2009. ISBN 9788889345047. Marrë më 2020-10-14. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ↑ Beduli, Dhimitër (1992). Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944. Albanian Orthodox Church publications. fq. 44.
  8. ↑ Llukani, Andrea (2011). Enciklopedia e krishterë. Shtëpia botuese Trifon Xhagjika. fq. 6.