Ahmed Pashë Dukagjini

Ahmed Pashë Dukagjini (? - 1515) ka qenë shtetar dhe ushtarak i lartë osman si Vezir i Madh shqiptar në fillimshekullin e 16.
Biografia
Ishte një anëtar i familjes Dukagjini, më përpara e kishte emrin Progon (Pal sipas kronikës së Gjon Muzakës)[1], i biri i Nikollës dhe Kiranës së Gjergj Arianitit. Ai gjithashtu ishte nipi i Pal Dukagjinit.[2] Ahmed Pasha shërbeu si sadrazem (Vezir i Madh) në Perandorinë Osmane nga viti 1512 deri 1515.[3]
Biri i tij ishte Mehmed pashë Dukagjini.
Referime
- ↑ "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty". albanianhistory.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2010.
- ↑ Petta, Paolo (2000). Despoti d'Epiro e principi di Macedonia. Esuli albanesi nell'Italia del Rinascimento (në italisht). Lecce: Argo. fq. 206. ISBN 88-8234-028-7.
- ↑ "Kopje e arkivuar" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 qershor 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)