Akuareli
Akuareli (lat. aqua-ujë): - është teknikë e arteve figurative ku pikturohet ne leter me bojera qe treten në ujë. Letra mund te jete e thate ose e njome per te prodhuar efekte te ndryshme. Me teknikën e akuarelit pikturohet tejdukshëm, duke u lene baza e dukshme. Shpeshherë, para se të vizatohet skicohet pamja e dëshiruar me laps, dhe pastaj ngjyroset. Shtresat e akuarelit mund te hidhen vetem nje here, ndryshe nga teknika te tjera ku bojrat mund te mbulojne njera tjetren. Me akuarel janë marre edhe inpresionistët e njohur botëror, në mesin e të cilëve Claude Monet, Pierre-Auguste Renoir, Edgar Degas, Vincent van Gogh. Ndër shqiptaret, mësohet se akuarelin e ka përdorur dhe Gjergj Fishta, ndërsa piktori Rakip Shabani i është përkushtuar vetëm kësaj teknike.
Pamje nga puna me akuarel
Puna me akuarel
Set akuareli
Albrecht Dürer, Lepurushi, 1502, Vienna
Turner, Skene alpine, 1802
Hije resh, Winslow Homer 1890
Autoportrait, Paul Cezanne
Carl Larsson, Krishtlindjet, (1904-1905)
Zonjushet, Egon Schiele 1911