Alda Bardhyli
Alda Bardhyli është Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ajo është e njohur si gazetare në Shqipëri e Kosovë.
Biografia
Ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 2000 ajo ka nisur të punojë si gazetare kulture e më pas si redaktore në gazeta të njohura të kohës si “Albania”, “Dita”, Shqip”. Skenariste në disa emisione të rëndësishme televizive në “Top Channel”, për një periudhë kohe ajo ka punuar dhe si drejtore programacioni në “Ora News” . Bardhyli ka një kontribut në fushën e botimeve si drejtuese e Shtëpisë Botuese “Saras”. Ajo ka meritën e sjelljes në gjuhën shqipe të një sërë autorësh të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore si dhe nxitjen e një debati kulturor me në fokus librin si organizatore e një sërë tryezash letrare. Ajo ka prezantuar Shqiperine ne Panaire Nderkombetare Libri, permes pjesmarrjes ne forume te rendesishme diskutimi. Ajo eshte anetare e bordit te librit ne Akademine e Shkencave te Shqiperise. Bardhyli vjen nga nje familje me kontribute ne arsimin shqiptar. Ajo eshte mbese e klerikut Ibrahim Bardhyli i denuar nga regjimi komunist, me kontribute ne hapjen e shkollave te para shqipe ne vend.
Vepra
- Kohë për rrëfim, intervistë me Ismail Kadare, 2021[1]
- Letërsia e turpit, UET PRESS
- Politika si ide, intervistë me Valentina Leskaj, 2021<ref>https://ata.gov.al/2021/06/16/politika-si-ide-promovohet-libri-i-valentina-leskajt-reflektim-mbi-ceshtjet-qe-perballet-shoqeria-shqiptare/ Arkivuar 5 gusht 2021 tek Wayback Machine
- Udhëtim në tri kohë, intervistë me Ardian Civici, UET PRESS
- Një dialog i pambaruar, intervistë me Kim Mehmeti,<ref>https://islamshop.ch/shop/libra/histori/nje-dialog-i-pambaruar/ Arkivuar 17 shtator 2024 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
Për Referencë
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2021. Marrë më 5 mars 2021.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)