Alessio Cerci
![]() Cerci duke luajtur me Torino në 2013 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Alessio Cerci | ||
| Data e lindjes | 23 korrik 1987 (38 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Velletri, Itali | ||
| Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
| Pozicioni(et) | Anësor | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Ankaragücü | ||
| Numri | 20 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2002–2006 | Roma | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2003–2010 | Roma | 13 | (0) |
| 2006–2007 | → Brescia (huazim) | 21 | (0) |
| 2007–2008 | → Pisa (huazim) | 26 | (10) |
| 2008–2009 | → Atalanta (huazim) | 13 | (0) |
| 2010–2012 | Fiorentina | 47 | (12) |
| 2012–2014 | Torino | 71 | (21) |
| 2014–2017 | Atlético Madrid | 7 | (0) |
| 2015–2016 | → Milan (huazim) | 29 | (1) |
| 2016 | → Genoa (huazim) | 11 | (4) |
| 2017–2018 | Verona | 24 | (3) |
| 2018– | Ankaragücü | 6 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2003 | Italia U16 | 6 | (2) |
| 2003–2004 | Italia U17 | 9 | (3) |
| 2004 | Italia U18 | 3 | (1) |
| 2004–2006 | Italia U19 | 9 | (1) |
| 2005–2006 | Italia U20 | 2 | (1) |
| 2007–2009 | Italia U21 | 6 | (1) |
| 2013–2014 | Italia | 14 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 21 nëntor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 6 janar 2016 | |||
Alessio Cerci (lindur më 23 korrik 1987) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor anësor për klubin turk Ankaragücü.
Ai filloi karrierën si profesionist me Romën, duke luajtur katër ndeshje për ekipin e parë para se të shpenzonte disa periudha si i huazuar tek Brescia, Pisa dhe Atalanta. Rikthehet në Romë në vitin 2009, ku luajti shumë pak nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri dhe u shit tek Fiorentina në gusht 2010. Pas dy sezonesh në Firence, transferohet tek Torino në qershor 2012.[1] Në shtator 2014, shitet tek Atlético Madrid në Spanjë ku qëndroi pak para se të rikthehet në Itali të luante tek Milan si huazim.
Në nivel ndërkombëtar, Cerci ka përfaqsuar Italinë e moshave nga u-16 e deri tek u-21. Debutimin me ekipin e madh e kreu në mars 2013 në miqesoren kundër Brazilit.[2] Pas kësaj, thirret për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013 (ku fitoi një medalje bronzi) dhe një vit më vonë në Kupën e Botës 2014.
Referime
- ↑ "Torino and Italy given reason to smile by second coming of Alessio Cerci" [Torino dhe Italia kanë arsye për të buzëqeshur nga kthimi i dytë i Alessio Cercit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 19 mars 2014.
- ↑ "Alessio Cerci and Mattia De Sciglio given debut call-ups for Italy" [Alessio Cerci dhe Mattia De Sciglio marrin ftesat e para për Italinë] (në anglisht). sbnation.com. Marrë më 19 mars 2014.
Lidhje të jashtme
- Alessio Cerci te Soccerway
