Alfabeti Braj

Alfabeti Braj është krijuar nga pedagogut francez Louis Braille (1809-1852). Është alfabet në reliev që përdoret nga të verbërit. Ky alfabet u përdor për herë të parë në vitin 1829, kurse libri i parë me këtë alfabet është botuar në vitin 1837. Aktualisht alfabeti në reliev i modifikuar dhe i përshtatur sipas veçorive të gjuhëve të ndryshme është pranuar në të gjithë botën. Për formimin e shkronjave L. Braj përdori sistemin gjashtë pikash. Ky sistem shkrim-leximi lehtëson shumë të verbërit për të mësuar dhe për të komunikuar.

Alfabeti shqip në gjuhën e pikave (në brail) është përgatitur nga Dilaver Zgjani dhe Liri Kamberi bazuar në alfabetin francez të Luis Brailit. Ky alfabet është miratuar nga Ministria e Arsimit në vitin 1963 si alfabeti zyrtar i të verbërve në Shqipëri.

Në Shqipëri, sistemi i shkrimit Braj u përpunua në vitin 1963 në një variant që u përshtatet veçorive të gjuhës shqipe dhe po atë vit filluan të shkruhen tekstet e para shqipe me këtë sistem.[1]

Karakteri Braille Kuptimi
⠁ a
⠃ b
⠉ c
⠩ ç
⠙ d
⠹ dh
⠑ e
⠡ ë
⠋ f
⠛ g
⠻ gj
⠓ h
⠊ i
⠚ j
⠅ k
⠇ l
⠷ ll
⠍ m
Karakteri Braille Kuptimi
⠝ n
⠫ nj
⠕ o
⠏ p
⠯ q
⠗ r
⠟ rr
⠎ s
⠱ sh
⠞ t
⠾ th
⠥ u
⠧ v
⠭ x
⠮ xh
⠽ y
⠵ z
⠳ zh

Rerefencat

  1. ↑ Shefik Osmani, Fjalor i Pedagogjisë, Tiranë, 1983.

Shih edhe