Alis (këngëtar)

Alis
Emri i lindjesAlis Kallaçi
Lindi29 qershor 2002 (24 vjeç)
Profesioni
  • Këngëtar
  • kompozitor
Instrumenti
  • Vokal
  • piano
  • kitarë[1]
  1. ↑ "Alis, talenti i ri që i bashkohet Top Awards..." Top Channel. 20 qershor 2024. Marrë më 21 dhjetor 2025.

Alis Kallaçi, i njohur në mënyrë mononime si Alis, është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 me këngen “Nân”, duke e kualifikuar vendin në finalen e festivalit.[1] Ka fituar edhe edicionin e pestë të konkursit muzikor televiziv X Factor Albania.

Biografia

Alis Kallaçi është nga qyteti i Shkodrës.[2]

Në muajin prill të vitit 2024, Alis triumfoi në sezonin e pestë të X-Factor, me mentore Arilena Arën.[3] Në nëntor 2024, u përzgjodh për të konkurruar në Festivalin e 63-të të Këngës, me këngën "Mjegull"[4]; doli në vend të tretë në natën finale më 22 dhjetor[5].

Në tetor 2025, Alis hyri në listën e emrave të këngëtarëve të përzgjedhur për të konkurruar në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës,[6] të cilin më pas e fitoi me këngën Nân në finale më datë 20 dhjetor 2025. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2026[7].

Diskografia

Këngët (teke)

Sa të dua (Me Arilena Arën) 2024

Mjegull (2024)

S'ta kam than (2025)

Nân (2025)

Referime

  1. ↑ "Alis çon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit".
  2. ↑ ShkodraWeb. "Shkodra fidanishte e pashterrshme talentesh, Alis Kallaçi fiton "X- Factor Albania 5"". Shkodra Web. Marrë më 2025-12-22.
  3. ↑ ShkodraWeb. "Shkodra fidanishte e pashterrshme talentesh, Alis Kallaçi fiton "X- Factor Albania 5"". Shkodra Web. Marrë më 2025-12-22.
  4. ↑ Granger, Anthony (2024-11-15). "🇦🇱 Albania: Full Line-Up of Festivali i Këngës 63 Song Titles Released". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-22.
  5. ↑ "Shkodra Elektronike win 'Festivali i Këngës' and will represent Albania at Eurovision". eurovision.tv (në anglisht). 2024-12-23. Marrë më 2025-12-22.
  6. ↑ Godolja, Besmir (2025-10-13). "Kjo është LISTA e konkurrentëve për Fest 64! Surpriza mes emrave të njohur dhe të rinj". RTSH. Marrë më 2025-12-22.
  7. ↑ Farren, Neil (2025-12-20). "🇦🇱 Albania: Alis to Eurovision 2026". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-22.