Alisa Marić
Alisa Marić Алиса Марић | |
|---|---|
![]() | |
| Ministre e Rinisë dhe Sportit | |
| Në detyrë 27 korrik 2012 – 2 shtator 2013 | |
| Kryeministri | Ivica Dačić |
| Paraprirë nga | Verica Kalanović (në detyrë) Snežana Samardžić-Marković |
| Pasuar nga | Vanja Udovičić |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 10 janar 1970 (56 vjeçe) New York City, New York, SHBA |
| Nënshtetësia | Serbe |
| Partia politike | E pavarur |
| Fëmijët | Milica dhe Dušan |
| Vendbanimi | Beograd, Serbi |
Chess
Chess career | |
| Vendi | Serbia |
| Titulli | Mjeshtre Ndërkombëtare (1993) Mjeshtre e madhe Grua (1988) |
| Vlerësimi | 2387 (jo-aktive) |
| Vlerësimi më i lartë | 2489 (korrik 1999) |
Alisa Marić (Cirilik serb: Алиса Марић, shqiptuar [alǐsa mǎːritɕ]; lindi më 10 janar 1970) është një shahiste serbe që mban titujt e FIDE-s si Mjeshtre e madhe Grua (WGM) dhe Mjeshtre Ndërkombëtare (IM).
Më 27 korrik 2012, ajo u zgjodh Ministre e Rinisë dhe Sportit[1] dhe e mbajti atë detyrë deri më 2 shtator 2013.
Binjakët e shahut
Alisa Marić u njoh me shahun në moshën katër vjeçare, së bashku me motrën e saj binjake 20 minuta më të vogël Mirjana Marić. Alisa dhe Mirjana janë të vetmet binjake me tituj “Mjeshtre e madhe Grua” në historinë e shahut modern. Alisa është gjithashtu nënë e binjakëve, vajzë e djalë, Milica dhe Dušan.
Sukseset e hershme
Në moshën 12-vjeçare, Alisa u bë mjeshtre kombëtare e shahut dhe kampione seniore e Beogradit. Në moshën 15-vjeçare, ajo ishte Mjeshtre Ndërkombëtare Grua (WIM) dhe Zëvendës-Kampione Botërore për Junior nën 20 vjeç (Kampionati Botëror i Shahut për Junior Dobrna 1985.). Si një vajzë 16-vjeçare, ajo ishte fituesja më e re ndonjëherë e Kampionatit Jugosllav të Shahut, i cili u mbajt në Pucarevo 1986. Në moshën 18-vjeçare, Alisa u nderua me titullin FIDE Mjeshtre e madhe Grua (WGM). Në moshën 20-vjeçare, ajo ishte femra e tretë e renditur në kampionatin botëror.
Kampionati Botëror
Në vitin 1990, Alisa Marić fitoi Turneun e Kandidatëve për Kampionatin Botëror të Shahut për Femra në Borjomi, Gjeorgji, BRSS (së bashku me Xie Jun). Në vitin 1991, Alisa Marić dhe Xie Jun luajtën ndeshjen e fundit sfiduese në dy pjesë; e para në Beograd, Jugosllavi, e dyta në Pekin, Kinë. Xie Jun fitoi 4,5:2,5 dhe më vonë atë vit u bë kampioneja botërore e shahut për femra duke mundur Maya Chiburdanidze të BRSS. Në vitin 1992, Alisa Marić ndau 4–5. vend në Turneun e Kandidatëve në Shanghai, Kinë. Në vitin 1994, ajo barazoi për 4–5. vend në Turneun e Kandidatëve në Tilburg, Holandë. Në 1997, ajo ndau vendin 5–7 në Turneun e Kandidatëve në Groningen, Hollandë. Duke filluar nga viti 2000, Kampionati Botëror i Shahut FIDE bazohet në një format me nokaut. Në Nju Delhi, Indi 2000, Alisa Marić luajti ndeshjen gjysmëfinale kundër kinezes Qin Kanying. Në Moskë, Rusi 2001, ajo luajti në raundin e tretë kundër kinezes Zhu Chen, e cila më pas u bë kampione botërore e shahut për femra. Këto rezultate u arritën në gjashtë cikle radhazi të kampionatit botëror.
Medaljet
Duke filluar nga viti 1986, ajo mban rolin e lojtares kryesore në përzgjedhjen kombëtare të shahut. Ajo fitoi medaljen e bronzit të ekipit në Olimpiadën e Shahut në Thessalonica 1988, dhe medaljen e bronzit individual në Olimpiadën e Shahut në Elista 1998. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shahut Ekipor në Batumi 1999. Në Shangai 2001, Alisa Marić luajti për gjashtë anëtarë "Ekipi i pjesës tjetër të botës" në një ndeshje ekspozuese kundër Kinës. Në Beograd, 2007, ajo u nderua me çmimin prestigjioz "Shën Sava" për jubileun 20-vjeçar si anëtare e kombëtares. Ajo luajti në tavolinën e parë në dhjetë Olimpiada Shahu (Dubai 1986, Thessalonica 1988, Novi Sad 1990, [[Olimpiada e 31-të e Shahut]|Moskë 1990]], Jerevan 1996, Elista 1998, Stamboll 2000, Calvià 2004, Torino 2006 dhe Drezden 2008) dhe pesë Kampionate Evropiane Ekipore (Batumi 1999, Leon 2001, Plovdiv 2003, Goteborg 2005 dhe Novi Sad 2009). Tri herë Alisa Marić fitoi Kupën Evropiane të Klubeve të Shahut me klubin "Agrouniverzal" nga Beogradi.
Veprimtari të tjera
Alisa Marić ka Ph.D. në ekonomi, dhe punon si profesoreshë marketingu në fakultetin e kulturës dhe medias në Universitetin Megatrend në Beograd. Ajo është bashkëautore e librave të studentëve Parimet e marketingut dhe marketingu mediatik. Ajo ishte anëtare e Bordit Presidencial të Komitetit Olimpik Serb. Ajo ka ankoruar shfaqje televizive të shahut si Alisa in the Wonderland of Chess.
Referime
- ↑ Maric, Petkovic new ministers of sport, culture Tanjug. Retrieved 27 July 2012. Arkivuar 23 korrik 2012 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
- Alisa Maric karta e vlerësimit në FIDE
- Alisa Maric profili dhe lojërat në Chessgames.com
- Alisa Maric lojërat e shahut në 365chess.com
- Interview 2009 on LatestChess website
