Altin Haxhi
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Altin Haxhi | ||
| Data e lindjes | 17 qershor 1975 (51 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Gjirokastër, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës i majtë | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1994–1996 | Shqiponja | 45 | (10) |
| 1996–1998 | Panachaiki | 45 | (0) |
| 1998–2000 | Litex Lovech | 47 | (9) |
| 2000–2003 | Iraklis Thessaloniki | 60 | (0) |
| 2003–2004 | CSKA Sofia | 19 | (0) |
| 2004–2005 | Apollon Kalamarias | 24 | (4) |
| 2005–2006 | Anorthosis | 16 | (0) |
| 2006–2007 | Ergotelis | 32 | (3) |
| 2007–2010 | APOEL | 47 | (1) |
| 2010–2012 | Apollon Kalamarias | 19 | (3) |
| Gjithsej | 374 | (30) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1995–2009 | Shqipëria | 67 | (3) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Altin Haxhi lindi më 17 qershor 1975 në Gjirokastër, ku edhe fillojë të merret me këtë sport. Në qytetin e lindjes u angazhua në skuadrën e qytetit Shqiponja Gjirokastër që në vitin 1993 deri më 1996.
Karriera me klube
Haxhi e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1994 me klubin e qytetit të lindjes Shqiponja. Në vitin 1996, ai u transferua në Greqi te Panachaiki, ku luajti për dy vite në elitën e futbollit grek. Në vitin 1996, ai kaloi Litex Lovech në Bullgari, ku zhvilloi performanca pozitive. Edhe pse në rolin e mbrojtësit të mbajtë, Haxhi regjistroi 9 gola në 47 ndeshje. Në vitin 2000, ai u rikthye në Greqi duke firmosur për Iraklis Thessaloniki, klub ku do të qëndronte për tre sezonet e ardhshme. Në sezonin 2003–04, Haxhi luajti në Bullgari për CSKA Sofian, kurse në verën e vitit 2004, ai u transferua në Qipro ku dhe mbylli karrierën në vitin 2012. Gjatë kësaj kohe, Haxhi për klube si Apollon Kalamarias, Anorthosis, Ergotelis, APOEL dhe Apollon Kalamarias.
Karriera ndërkombëtare
Haxhi ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare në periudhën 1995–2009. Me 67 paraqitje, ai është në listën e dhjetë lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e Shqipërisë.[1] Debutimi i Haxhit erdhi më 30 nëntor 1995 në fitoren 2–0 në një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së sapoformuar Bosnja dhe Hercegovina.[2]
Jete personale
Në shkurt 2015, Haxhi u shpall konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari.[3]
Shko dhe këtë
- Futbollist shqiptar në botë
Referime
- ↑ "Altin Haxhi" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 9 janar 2020.
- ↑ "Bilanci historik Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë". Radio Televizioni Shqiptar. 28 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 10 janar 2020.
- ↑ "Altin Haxhi, konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari". Panorama Sport. 8 shkurt 2015. Marrë më 9 janar 2020.
Lidhje të jashtme
- Altin Haxhi - FSHF
- Statstika Altin Haxhi - shqip albaniasoccer
- Tifozat - shqip nga tifozatkuqezi