Amfiaraja

Gërmadhat e Amfiarajës

Amfiaraja ishte një vend i shenjtë në Greqinë antike, ngritur aty nga fundi i shekullit V p.e.s. për nder të heroit Amfiaraja. Vendi është lokalizuar 6 km në juglindje të portit të fortifikuar të Oroposit. Në këtë vend të shenjtë pelegrinët shkonin për të kërkuar përgjigje orakulare dhe shërim. Ai u bë veçanërisht i njohur gjatë shekullit IV p.e.s. gjykuar nga ndërtesat intensive në këtë vend si dhe burimet e shkruara. [1] Heroi Amfiaraja ishte një pasardhës i Melamposit i cili fillimisht nuk pranoi të merrte pjesë në sulmin mbi Thebën (i detajuar në veprën e Eskilit, Të shtatët kundër Tebës) sepse ai mund të parashikonte që do të ishte një katastrofë. [2] Në disa versione të mitit, [3] toka hapet dhe gllabëron qerren e Amfiarajës, duke e shndërruar atë në një hero htonik. [4] Sot vendi gjendet në lindje të qytetit modern Markopoulo Oropou në komunën Oropos të Atikës, Greqi. [5]

Përmbledhje

Ky vend kulti, i cili ishte publiko - privat, e që daton nga shekulli V p.e.s. [6] kishte një ngritje të shpejtë në reputacionin e shenjtërores si një vend shërimi gjatë murtajës që goditi Athinën në fund të shek. V p.e.s. Herodoti tregon se përgjigjja orakulare e kësaj faltore ishte një nga vetëm dy përgjigjet e sakta për provën e vënë atyre të gjithë nga mbreti Lydian Kroezi . [7] Kishte shumë përkushtime nga grekët, romakët e shquar dhe të tjerë, me shumë mbishkrime. [8] Në anën juglindore të rrafshuar ka mbetje të gjerë të strukturave shtëpiake, si dhe një klepsidra të ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Në Amfiarion, përveç festivalit të supozuar vjetor, Amfiaraja e Madhe festohej në një festival agonistik të lojërave atletike, çdo vit të pestë. Dy reliefe nga fundi i shekullit V pes p.e.s. duket se japin provat më të hershme të lojërave gjatë festivalit; ku ka edhe një katalog të gdhendur të fitimtarëve në Amfiaranë e Madhe që daton para vitit 338 p.e.s. [9]

Amphiaraos gjithashtu adhurohej edhe në vendin e Ramnos rreth 17.5 km në juglindje, si dhe në Athinë, Argos, Sparta dhe vende të tjera. Kulti në Amfiarion morri fund me rregullimin e adhurimit jo të krishtera në dekretet e Theodosianit në fund të shekullit IV të erës sonë.

Në vitin 414 p.e.s. Aristofani shkroi një komedi me titull, Amfiaraos, nga e cila kanë mbijetuar disa fragmente në formë citatesh. [10]

Këtu mes shumë artefakteve është gjetur edhe një mbishkrim, ku ndërmjet fitimtarëve në garat e vrapimit me armë në festat e Amfiarajës, rreshtohej i pari një i ri nga qyteti Nikaja gjë që ishte një nder edhe për gjimnazin e qytetit, ku ishte përgatitur kampioni."

Shih edhe

Shënime

  1. V.C. Petrakos 1968:68-70, noted by Eran Lupu, "Sacrifice at the Amphiareion and a Fragmentary Sacred Law from Oropos", Hesperia 72.3 (July 2003:321-340)..
  2. The Roman poet Statius wrote an epic poem on this myth in the 1st century CE.
  3. Pindar, Ninth Nemean Ode.
  4. Pausanias 1.34.2
  5. The site is described for the non-specialist by E. Melas, in Temples and Sanctuaries of Ancient Greece: A Companion Guide, Melas, editor, (London: Thames & Hudson) 1973.
  6. Two fragmentary fourth-century inscribed sacred laws reflecting the ritual and votive reliefs (Eran Lupu 2003) supplement Pausanias' description of the incubation, practiced in the second century CE by incubation on a sacrificed ram's fleece.
  7. Histories, 1.47-49: Croesus asks what he will be doing on a predetermined day, when he was boiling a tortoise and a lamb in a bronze pot with bronze lid. The oracle's answer is, in contrary to that of Delphi, not preserved (§49) but Herodotos does say that "he [Croesus] believed that from there [Amphiareionic oracle] too he had received a true answer".
  8. In Histories, 1.92.2, Herodotus says that Croesos made a dedication at the Amphiareion.
  9. Lupu 2003:322 note 5
  10. A.B. Petropoulou, "The Eparche documents and the early oracle at Oropus" Greek, Roman and Byzantine Studies 22 (1981:57f).

Lidhje të jashtme