Andrea Gudha

Andrea Gudha është Mjek Pediatër- Reanimator, drejtues i shëndetsisë shqiptare i vlerësuar nga Institucionet, akademik në Institucionet Universitare Shëndetësore, historian si dhe kompozitor i disa këngëve të njohura popullore. Në vitin 1974 mbaron studimet në Fakultetin e Mjekësisë – UT. Prej 20 vjetësh punon si mjek pediatër në Gjirokastër. Pas viteve 1994 zotëron përvojën e Organizimit dhe Administrimit Shëndetësor, duke prekur disa sektorë tek Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë me kontribut të ndjeshëm në sektorin spitalor, në zhvillimin e burimeve njerëzore, në ngritjen e Komitetit Kombëtar të Etikës Mjekësore, në transformimin profesional bashkëkohor të Infermieristikës Shqiptare etj. Ekspert permanent per Shqiperine ne Komitetin Europian te Bioetikes dhe ne Komitetin Europian te Shendetit ne K.E. Strasbourg( 1996- 2006). Lëvrues i historiografisë së Mjekësisë Shqiptare dhe asaj botërore. Nga viti 2007-2011 ka kontribuar në procesin akademik si Dekan i Shkencave Mjekësore në Universitetin Privat “”Kristal”” . Është Lektor në Fakultetin e Mjekësisë UT. Në vitin 1990 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe aktualisht mban titullin “Profesor” . Krijues i Shoqatës së Mjekëve Artistë me anëtarë të njohur si aktoret – mjeke Anisa Markarian e Linda Cangonji, mjekët Zisa Cikuli, Pandeli Çina, Emil Cimbi, Flamur Topi e shkrimtarja e re – mjeke Brunilda Zllami, farmacisti – piktor Harallamb Fandi apo psikopediatria koleksioniste Linda Spahiu etj.

Formimi profesional

  • Kurse kualifikimi në Spitale pranë APHP - Francë.
  • Anëtar korrespodent i Shoqatës Pediatrike Franceze.
  • 1996 - 2002 - Ekspert permanent në Komitetin e Shëndetit Evropian në K.E. Strasburg.

Vepra studimore&krijuese

  • 1985 - Manual teknik për kuadrot e mesme të shërbimit pediatrik.
  • 1998 - Audio kasetë & CD " Andrea".
  • 2000 - Ç'ia thoshte bilbili...
  • 2000 - Nëna Kangur një shpresë për fëmijët prematurë. ( me bashkautorë O.Tushe, O.Glozheni)
  • 2000 - Vështrim historik i Organeve Drejtuese të Shëndetsisë Shqiptare. Periudha 1912-2000. (me bashkautorë F.Tartari dhe R.Bezhani)
  • 2001 - Diarretë e mprehta me dehidrim të rëndë. ( Monografi)
  • 2002 - Jetë tjetër...Antologji - Artistë mjekë.
  • 2002 - Manual teknik. Infermierja në Shërbimin Pediatrik - Spitalor. Përshtatur për studentët e Shkollës së Lartë të Infermierisë.
  • 2003 - Fakulteti i Mjekësisë - 50 vjet Histori. Botim i Fakultetit të Mjekësisë.

(Nën drejtimin e A.Gudha)

  • 2003 - Në kujtesën e një mjeku. Retrospektivë - Rrëfime rastesh. (1980 - 1992)
  • 2003 - GOUDAS ( GUDHA) familje e madhe dhe e vjetër...shqip, frëngjisht, anglisht.( me bashkautor Vasilis GOUDAS )
  • 2003 - Vasil GOUDAS (GUDHA) luftëtari epiriot i 1821-shit, Zv.Gjeneral dhe Sekretar i Marko Boçarit dhe Anastas GOUDAS (GUDHA) mjek, politikan, shkrimtar “Plutarku i Ri: jeta dhe vepra e tyre.
  • 2010 Shqipëria përballë epidemive. Gripi i ri nga virusi A (H1N1), ( me bashkautor P.Pipero)

Shih edhe

Referimet

Biblioteka Kombtare - Lista e Artikujve

Lidhje të jashtme