Ange-Yoan Bonny

Ange-Yoan Bonny
Informacioni personal
Data e lindjes 25 tetor 2003 (22 vjeç)
Vendi i lindjes Aubervilliers, Francë
Gjatësia 1.89 m (6 ft 2 in)[1]
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Internazionale
Numri 14
Karriera me të rinjtë
2010–2011 La Rochelle Villeneuve
2011–2013 FC Périgny
2013–2018 Chambray FC
2018–2019 Tours
2019–2020 Châteauroux
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2020–2021 Châteauroux II 5 (0)
2020–2021 Châteauroux 5 (1)
2021–2025 Parma 111 (12)
2025– Internazionale 24 (5)
Karriera ndërkombëtare
2021–2022 Franca U19 7 (5)
2022–2024 Franca U20 10 (1)
2024 Franca U21 2 (0)
2026– Bregu i Fildishtë 0 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 14 mars 2026
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 19 mars 2026

Ange-Yoan Bonny (lindur më 25 tetor 2003) është një futbollist profesionist fildishtas i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren fildishtase.

Bonny ka lindur në Francë dhe bëri debutimin e tij si profesionist me klubin francez Châteauroux në vitin 2020. Në gusht 2021, ai u transferua në Itali te Parma ku qëndroi për pesë sezone, duke u aktivizuar në më shumë se 100 ndeshje. Në korrik 2025, Bonny firmosi me Interin.

Bonny luajti me disa ekipe të moshave të Francës përpara se në vitin 2026 të bëhej pjesë e Bregut të Fildishtë, vendi i origjinës së tij.

Karriera me klube

LB Châteauroux

Bonny bëri debutimin e tij si profesionist më 21 tetor 2020 në humbjen 2–1 kundër AS Nancy në Ligue 2.[2]

Parma

Më 31 gusht 2021, Bonny u transferua te Parma në Serie B.[3] Ai e shpenzoi sezonin e tij të parë në Itali duke u aktivizuar me ekipin e parë si dhe me atë Primavera. Goli i tij i parë në Serie B erdhi në fitoren 2–0 në transfertë kundër Brescias më 12 dhjetor 2022.[4] Në sezonin 2023–24, Bonny u bë titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Fabio Pecchia, duke ndihmuar ekipin të ngjitej në Serie A; ai shënoi 5 gola në 35 ndeshje.[5][6]

Bonny bëri debutimin e tij në Serie A më 17 gusht 2024 në barazimin 1–1 kundër Fiorentinës, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[7] Dy javë më pas, ai shënoi me penallti kundër Napolit në minutat shtesë, por Parma në fund u mposht 2–1.[8] Ai e mbylli sezonin e parë në elitë me 6 gola në 37 ndeshje, duke ndihmuar Parmën të siguronte qëndrimin.[9]

Internazionale

Më 5 korrik 2025, Bonny u transferua te Interi për 23 milion € plus 3 milion € bonuse të ndryshme.[10] Me kalimin te Zikaltrit, ai u ribashkua me ish trajnerin e tij te Parma, Cristian Chivu. Ai firmosi një marrëveshje katër-vjeçare dhe mori fanellën me numrin 14 për sezonin e ri.

Bonny bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Torinos, duke shënuar golin e 5të të ekipit pasi hyri në fushë si zëvëndësues.[11] Më 4 tetor, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Bonny shënoi një gol dhe asistoi tre të tjerë në fitoren 4–1 kundër Cremoneses.[12]

Karriera ndërkombëtare

Bonny ka luajtur me disa ekipe të moshave të Francës, përfshirë ekipin nën-21, me të cilën u aktivizua në dy ndeshje në vitin 2024.[13]

Në mars 2026, Bonny zgjodhi të përfaqsonte shtetin e origjinës së tij Bregun e Fildishtë, duke u përfshirë në listën paraprake të trajnerit Emerse Faé për miqësoren kundër Koresë së Jugut më 28 mars.[14]

Profili i lojtarit

Bonny është një sulmues shtatlartë dhe i fuqishëm, i cili dallohet për driblimet dhe aftësinë për të luajtur në hapsira të ngushta.[15] Ai mund të luaj si sulmues qëndre ose i dytë, duke kontribuar në ndërtimin e aksioneve falë vizionit të tij. Ai në disa raste është komplimentuar për altruizmin e tij, duke përqyer më shumë të asistoj se të shënojë.[16]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 22 mars 2026[17]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Châteauroux II 2020–21 National 5050
Châteauroux 2020–21 Ligue 2 510051
Parma 2021–22 Serie B 13000130
2022–23 Serie B 26120281
2023–24 Serie B 35533388
2024–25 Serie A 37610386
Gjithsej 111126311715
Internazionale 2025–26 Serie A 2552210[a]01[b]0387
Gjithsej karriera 14618851001016523
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  2. Ndeshje në Supercoppa Italiana

Trofe

Parma
Internazionale
Çmime personale
  • Ylli në Rritje i Muajit në Serie A: tetor 2025[18]

Referime

  1. "Berrichonne de Châteauroux : les minots Wilfried Bedfian, Ayoub Ezzaytouni et Yoan Bonny à l'international". La nouvelle republique (në frëngjisht).
  2. "Nancy vs. Châteauroux 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 31 tetor 2020.
  3. "Ange-Yoan Bonny è un giocatore del Parma" (në italisht). Parma. 31 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2022. Marrë më 22 mars 2026.
  4. "Il Parma sbanca Brescia e sale al 5º posto: 2-0, apre Man e chiude Bonny" (në italisht). La Gazzetta di Parma. 12 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2022. Marrë më 11 tetor 2023.
  5. Michael Di Chiaro (1 maj 2024). "Parma promosso in Serie A: i ducali fanno festa dopo tre anni di attesa" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 1 maj 2024.
  6. 1 2 "Il Parma vince la Serie BKT 2023/24". legab.it (në italisht). 5 maj 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
  7. "Parma-Fiorentina 1-1: Biraghi risponde a Man, i viola iniziano con un pareggio" (në italisht). FirenzeToday. Marrë më 19 gusht 2024.
  8. "Il Parma è senza portiere, il Napoli lo sorpassa nel recupero - Sport - Ansa.it". Agenzia ANSA (në italisht). 31 gusht 2024. Marrë më 1 shtator 2024.
  9. "Premier League clubs showing interest in Parma's Ange-Yoan Bonny" (në anglisht). Yahoo Sports. 16 mars 2025.
  10. "Ange-Yoan Bonny joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 5 korrik 2025. Marrë më 5 korrik 2025.
  11. "Inter Milan smash Torino 5-0 to start Serie A in style" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2025.
  12. "Bonny gets goal, hat trick of assists to lead Inter Milan win" (në anglisht). ESPN FC. 4 tetor 2025. Marrë më 1 shkurt 2026.
  13. "Ange-Yoan Bonny, the assist maestro for his teammates" (në anglisht). Parma Calcio 1913.
  14. "Elye Wahi dans la liste des Eléphants : "c'est vrai que je lui avais fermé la porte", Emerse Faé explique sa volte-face". afrik-foot.com (në frëngjisht). 18 mars 2026.
  15. Rocco Nicita (9 prill 2024). "Ange-Yoan Bonny è tutt'altro che un finalizzatore" (në italisht). Sportellate. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2026. Marrë më 11 prill 2024.
  16. "Chi è Ange-Yoan Bonny, il nuovo rinforzo per l'attacco dell'Inter: carriera, ruolo e caratteristiche tecniche" (në italisht). DAZN. 2 korrik 2025.
  17. "Ange-Yoan Bonny" (në anglisht). Soccerway.
  18. "Ange-Yoan Bonny "Rising Star of the Month" for October" (në anglisht). Serie A. 5 nëntor 2025. Marrë më 6 nëntor 2025.

Lidhje të jashtme