Anri Sala

Anri Sala
Anri Sala dhe Maribel Verdú gjatë prezantimit në MACBA Barcelona
Lindi
Anri Sala

1974 (mosha 51–52)
KombësiaShqiptar
ArsimiAkademia e Arteve, Tiranë; École nationale supérieure des arts décoratifs, Paris
Njohur përVideo art

Anri Sala (lindur në vitin 1974) është një artist bashkëkohor shqiptar i vlerësuar ndërkombtarisht dhe mediumi kryesor i të cilit është video arti.

Jeta dhe karriera

Sala studioi arte në Akademinë e Arteve në Tiranë nga viti 1992 deri në vitin 1996. Ai studioi gjithashtu video në École Nationale des Arts Décoratifs, Paris dhe regji filmi në Le Fresnoy-Studio National des Arts Contemporains, Turcoing. Ai jeton dhe punon në Paris.

Instalacioni video i Salës Dammi i colori ("Jepëm ngjyrat") ishte në ekspozim në Tate Modern në Londër. Instalacioni pasqyron shndërrimin e Tiranës në vitin 2003 nëpërmjet ngjyrave. Instalacioni përfshin një bisedë me kryebashkiakun e atëhershëm të Tiranës, Edi Rama, një shok personal i artistit dhe forca mbrapa këtij ndryshimi. Sala do të merrte pjesë në Tavolinën e Rrumbullakët: Bienalja e 9-të e Gwangju (2012).[1]

Answer Me (2008) u filmua në një kupolë gjeodezike të frymëzuar nga Buckminster Fuller në Berlin, një ish kullë vrojtimi e NSA-së, e cila u ndërtua mbi Teufelsberg (kodra e djallit, në shqip).[2]

Ai përfaqësoi Francën në Bienalen e Venecies në vitin 2013.

Sala paraqiti Le Clash (2010), Tlatelolco Clash (2011) dhe Doldrum (2014) si një instalacion i përzier në Gemeentemuseum Den Haag dhe në nëntor 2014, ai do të fitonte Çmimin Vincent.

Ai është në lidhje me Maria del Rosario Nadal y Fuster de Puigdórfila, e njohur si princesha e Preslavit.[3][4]

Filma të shkurtër

1999
1998
  • Intervista - finding the words (Ideale Audience, ENSAD), Paris. Çmimi i Filmit më të Mirë, Estavar Video Festival, Estavar. Çmimi i Filmit më të Mirë Dokumentar, Entrevues Festival, Belfort. Çmimi i Filmit më të Mirë të Shkurtër, Amascultura Festival, Portugali. Çmimi Filmit më të Mirë Dokumentar, International Documentary Film Festival, Santiago de Compostela, Spanjë (1999). Çmimi i Filmit më të Mirë Dokumentar, Filmfest 2000, Tirana

Njohje dhe çmime

  • Prix Gilles Dusein, Paris (2000)
  • Çmimi i Filmit më të Mirë Dokumentar nga Filmfest në Tiranë (2000)
  • International Film Festival në Santiago de Compostela (1999).[5]
  • Çmimi i Artistit të Ri në edicionin e 49-të të Bienales së Venicies (2001)
  • Çmimi Hugo Boss (2002)
  • Çmimi Absolut Art (2011)
  • Çmimi Vincent (2014)

Koleksione publike

Punët e Anri Salës janë përfshirë në koleksione publike si Art Institute of Chicago, Çikago, ShBA;[6] Centre Pompidou, Paris, Francë;[7] Dallas Museum of Art, Dallas, ShBA;[8] LACMA, Los Angeles, ShBA;[9] Museo de Arte Contemporáneo de Barcelona, Spanjë;[10] MoMA, Nju Jork, ShBA;[11] Pinault Collection, Paris, Francë;[12] Tate, Londër, Mbretëria e Bashkuar;[13] Walker Art Center, Minneapolis, ShBA;[14] ndër të tjera.

Bibliografia thelbësore

  • Mark Godfrey, "1000 words: Anri Sala", Artforum, Nju Jork, prill (2015)
  • Christine Macel, "Anri Sala - Ravel Ravel Unravel", Bienalia e Venecias (2013)
  • Christopher Mooney, "Anri Sala", Art Review, Londër, Verë (2013)
  • Michael Fried, Joshua Simon, "Anri Sala", Serpentine Gallery, Londër (2011)
  • Hans Ulrich Obrist, Mark Godfrey, Liam Gillick, "Anri Sala", Phaidon Press, Londër (2006)
  • Lynne Cooke, Mark Godfrey, Jan Verwoert, "Anri Sala", Parkett, Zyrih (2005)
  • Massimiliano Gioni, Michele Robecchi, "Anri Sala: Unfinished Histories", Flash Art, Milano, nr. 219, korrik–shtator (2001)
  • Laurence Bosse, Hans Ulrich Obrist, "Anri Sala: When the Night Calls", Musée d'Art Moderne de la Ville de Paris (1999)

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ "ROUNDTABLE announces participants". e-fluks.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2016. Marrë më 6 shtator 2025.
  2. ↑ Anri Sala: Purchase Not By Moonlight, May 6 - June 20, 2009 Arkivuar 25 mars 2016 tek Wayback Machine Marian Goodman, Nju Jork.
  3. ↑ "Íntima de Mette-Marit y Paltrow: Rosario Nadal, los 50 años de la dama más enigmática". vanitatis.elconfidencial.com (në spanjisht). 22 tetor 2018.
  4. ↑ "Los Cortina, Rosario Nadal y Miriam Ungría, ¿'víctimas' del Brexit?". Informalia.eleconomista.es (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2020. Marrë më 6 shtator 2025.
  5. ↑ Anri Sala, Marian Goodman Gallery.
  6. ↑ Sala, Anri (maj 2003). "Mixed Behavior". artic.edu (në anglisht). Marrë më 22 janar 2025.
  7. ↑ "Mixed Behaviour". Centre Pompidou (në frëngjisht). Marrë më 22 janar 2025.
  8. ↑ "Dallas Museum of Art". dma.org (në anglisht). Marrë më 22 janar 2025.
  9. ↑ "Untitled | LACMA Collections". collections.lacma.org (në anglisht). Marrë më 22 janar 2025.
  10. ↑ "1395 Days Without Red, 2011 | Anri Sala | MACBA". MACBA Museu d'Art Contemporani de Barcelona (në anglishte amerikane). Marrë më 22 janar 2025.
  11. ↑ "Anri Sala. Airport (for Parket no. 73). 2005 | MoMA". The Museum of Modern Art (në anglisht). Marrë më 22 janar 2025.
  12. ↑ "Anri Sala | Bourse de Commerce". www.pinaultcollection.com (në anglisht). Marrë më 22 janar 2025.
  13. ↑ "'After Three Minutes', Anri Sala, 2007" (në anglishte britanike). Tate. Marrë më 22 janar 2025.
  14. ↑ "I love you from point of view: an anthology of the moving image". walkerart.org (në anglisht). Marrë më 22 janar 2025.

Lidhje të jashtme