Ardian Gjini
Ardian Gjini (lindur më: 19 janar 1970, Gjakovë) është politikan kosovar, Gjini është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtar në Komisionin për Legjislacion dhe në Nën-komisionin për Mandate, Imunitet dhe Rregullore të Punës.[1] Gjini është kryetar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.[2] Më parë shërbeu si ministër për ambient dhe planfikim hapësinor. Ishte aktiv në politikë në Komunën e Gjakovës si përfaqësues i Partisë Nacional-Demokratike Shqiptare e cila u bashkua në AAK. Ishte aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Shiko edhe
Referime
- ↑ Republika e Kosovës - Kuvendi - Deputetët
- ↑ Ahmeti, Donika (2026-05-24). "Ardian Gjini, kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës". Betimi për Drejtësi (në anglisht). Marrë më 2026-06-08.