Ardit Rada
Ardit Rada | |
|---|---|
| Lindi | Tiranë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptare |
| Arsimi | Universiteti i Tiranës , Universiteti Europian i Tiranës |
| Profesionet | Gazetar, redaktor, kolumnist |
| Vitet aktive | 2008–sot |
| Njihet për | Gazetaria politike dhe komentet editoriale |
Ardit Rada është gazetar, redaktor dhe kolumnist shqiptar. Ai njihet për veprimtarinë e tij në median e shkruar dhe atë online, kryesisht në fushën e politikës, aktualitetit dhe analizës. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur funksione drejtuese në media kombëtare dhe ka marrë pjesë si analist në emisione televizive mbi zhvillimet politike në Shqipëri.[1]
Jeta e hershme dhe arsimi
Rada ka studiuar për Gazetari në Universiteti i Tiranës dhe Marrrëdhënie Publike Komunikim në Universitetin Europian të Tiranës. Në një intervistë të publikuar në vitin 2012 ai përshkruan fillimet e karrierës së tij dhe përvojën si gazetar i kronikës sociale.[2]
Karriera
Karrierën në gazetari e nis me disa botime në shtypin e kohës e më pas si drejtues zyre shtypi në OJF. Në vitin 2010 u përfshi në gazetën Tema e më pas në gazetën Shekulli, ku punoi fillimisht si gazetar i kronikës sociale dhe më vonë si zëvendëskryeredaktor.[3]
Më pas drejtoi Gazeta Kombëtare si kryeredaktor dhe ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Prefekturës së Qarkut Tiranë (2013-2015), si edhe të strukturës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (2015-2017). Nga viti 2020 deri në vitin 2021 ishte kryeredaktor i edicionit shqiptar të Le Monde diplomatique.[4]
Që prej vitit 2015 është pjesë e portalit JavaNews, ku publikon analiza, editoriale dhe komente mbi politikën shqiptare, sistemin e drejtësisë, integrimin europian dhe çështje të aktualitetit.[5]
Veprimtaria mediatike
Përveç veprimtarisë si autor në shtypin online, Rada është ftuar rregullisht në emisione televizive për të komentuar zhvillimet politike dhe mediatike në Shqipëri. Ai ka marrë pjesë në debate dhe analiza në Euronews, A2CNN, News 24, Top Channel, RTSH, ABC News Albania dhe media të tjera kombëtare.[6]
Në komentet e tij publike ka trajtuar tema që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve demokratike, dezinformimin dhe zhvillimet politike në vend.[7]
Publikime
Rada është autor i qindra artikujve, analizave dhe editorialeve të botuara në median shqiptare. Shkrimet e tij trajtojnë kryesisht politikën shqiptare, marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimin europian dhe çështjet institucionale.[8]
Lidhje të jashtme
Shih edhe
- Gazetaria në Shqipëri
- Lista e gazetarëve shqiptarë
Referime
- ↑ "Portalet e gjobave/ Gazetari Rada: Skemë primitive". ABC News Albania (në |language=sq). 30 maj 2024. Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "24-orëshi i një gazetari". WordPress (në |language=sq). 27 shtator 2012. Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "24-orëshi i një gazetari" (në |language=sq). Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "Ardit Rada – Work Experience". SignalHire (në |language=sq). Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "Ardit Rada". JavaNews (në |language=sq). Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "Dezinformimi/ Karamuço... Rada: Një pjesë e mediave, në dorën e gabuar". ABC News Albania (në |language=sq). 3 prill 2024. Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "Zgjedhjet 2025/ Gazetari Rada..." ABC News Albania (në |language=sq). 12 maj 2025. Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "Artikujt e Ardit Radës". JavaNews (në |language=sq). Marrë më 21 korrik 2026.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)