Arian Daci
Arian Daci i lindur në 7 Janar 1979, shqipëtar nga Kosova. Ishte zëvendësministër i Diasporës së Kosovës në Qeverinë Haradinaj që prej nëntorit të vitit 2017. Arian Daci është i biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacit. U nda nga jeta më 26 janar 2019 si pasojë e një orteku bore në malet e Brezovicës, në vendin që quhet "Foleja e Shqiponjës".[1]
Burime
Kategoritë:
- Artikuj të cunguar
- Biografi
- Biografi shqiptare
- Shqiptarë të Kosovës
- Kosovë
- Politikanë shqiptarë
- Lindje 1979
- Vdekje 2019