Arif Starova

Arif Starova (maqedonisht: Ариф Старова; Pogradec, 1 mars 1898 - Shkup, 1976) ka qenë nëpunës, historian dhe përkthyes nga turqishtja osmane.[1]

Biografia

U lind në Pogradec, asokohe pjesë e kazasë së Starovës, vilajeti i Manastirit. I biri i Ahmed Karafil Sulstarovës dhe turçelijes Hazbie, mbesa e Ali Fethi Okyar. I ati me shumë gjasë qe lerë në Starovë, i biri i Mehmet Ali beut, pasardhës i të famshmit Sulë Starova.[1][2] Djemtë e tij janë shkrimtari Luan Starova dhe politikani Vulnet Starova. Në vitin 1943 u shpërngul me familjen në Strugë dhe pas luftës mbeti në Jugosllavinë Federale.[3]

Së bashku me Metodija Sokoloski, Vanço Boshkov dhe Fetah Ishaq përktheu dhe redaktoi serinë "Dokumentet turke për historinë maqedonase".

Shih edhe

Referime

  1. 1 2 Leontić, Marija (2022). "Придонесот на Ариф Старова за пронаоѓањето и преведувањето на битолските сиџили од османлискиот период" [Kontributi i Arif Starovës në zbulimin dhe përkthimin e sijil-eve osmane të Manastirit]. Годишен зборник (në maqedonisht). 13 (19). Штип: Универзитет „Гоце Делчев“ - Штип. Филолошки факултет: 30. ISSN 1857-7059.
  2. Керими, Салим Кадри (26 dhjetor 2020). "Прилепчанецот Али Фетхи Окјар". nezavisen.mk (në maqedonisht). Marrë më 19 shkurt 2021.
  3. "Луан Старова". flibusta.site (në maqedonisht). Флибуста. Marrë më 19 shkurt 2021.