Arta Dobroshi

Arta Dobroshi
Lindi2 tetor 1979 (46 vjeçe)
KombësiaShqiptar
Profesioni
  • Aktore
  • producente
Vite aktiviteti2005–aktualisht

Arta Dobroshi (lindur më 2 tetor 1980) është aktore shqiptare nga Kosova.

Gjatë luftërave të Ballkanit, prindërit e saj e dërguan atë për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe i përjetoi kontaktet e para me aktrimin. Në moshën 17-vjeçare, Arta kthehet në vendlindjen e saj në Kosovë, për të studiuar katër vite me radhë aktrimin në Akademinë e Arteve të Univerisitetit të Prishtinës, dhe në vijim të luajë si aktore teatri në pjesë klasike, sikur në „Një ëndërr vere” të Shekspirit ose edhe të interpretoj nëpër shfaqje moderne të vendasve të saj të njohur. Në mesin e tyre Ekrem Kryeziu, Ismail Kadare (Pallati i ëndrrave), koreografi Gjergj Prevazi (Tranzicioni) dhe Almir Bukvic (Aristoteli në Bagdad).

Po gjatë kësaj kohe, Arta luan edhe role në filma të shkurt. Pas disa prodhimeve të mëdha si „Syri Magjik” i Kujtim Çashkut apo „Trishtimi i zonjës Shnajder”, Arta ua tërhoqi vëmendjen dy kinematografistëve belgë. Vëllezërit Dardenne i ofruan asaj rolin kryesor në një film të madh të tyre. Filmi Heshtja e Lornës, e festoi premierën e tij në festivalin e 61-të në Kanë, ku aktorja shqiptare bashkë me argjentinasen Martina Gusman ishin favoritet kryesore për çminin e aktrimit. Një ngritje e pakrahasueshme, e cila u vlerësua nga të gjithë kritikët dhe nga e përditshmja franceze „Le Monde” si „Margaritar i ri i Dardenne-ve“.

Filmografia

Viti Titulli Roli Shënime
2022 You Won't Be Alone Stamena
2020 Gangs of London Floriana Serial teieviziv; 8 episoda
2019 Drita Drita Edhe si producente ekzekutive
2018 Stray Grace Çmimi i Aktores më të Mirë – Antipodean Film Festival
2016 Home Producente ekzekutive
2015 Atis Nëna Edhe si producente
2014 Gently, Gently Anna
2013 Mitrovica[1]
A Cold Day[2]
2012 Tre botë (Trois mondes) Vera Çmimi i Aktores më të Mirë – TheWIFTS Foundation International Visionary Awards
Nëna Fatmirja
2011 3 herë në 20 vjet (Trois fois 20 ans) Maya
Baby Sara Çmimi i Aktores më të Mirë – 24FPS International Short Film Festival
2009 Kronikë provinciale
2008 Heshtja e Lornës (Le silence de Lorna) Lorna Nominimi i Aktores më të Mirë – European Film Award

Nominimi i Aktores më të Mirë – Toronto Film Critics Association Awards Nominimi i Aktores më të Mirë – Festivali i Filmit në Kanë

2007 Vera Vera
2006 Trishtimi i zonjës Shnajder Ema
2005 Syri magjik Viola Çmimi i Aktores më të Mirë – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shkup
2002 Netët e Zullumadhit Dashnorja

Çmime

  • Shooting Stars Award (2013), në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin nga European Film Promotion[3]
  • Women's International Film and Television Showcase LA 2012, Çmimi i Aktores më të Mirë[4]
  • European Film Award 2008, nominuar si Aktorja më e Mirë
  • Toronto Film Critics Association Awards 2009, nominuar si Aktorja më e Mirë

Referime

  1. Sundance Institute Arkivuar 9 janar 2012 tek Wayback Machine Retrieved January 2012.
  2. Screen Daily Retrieved January 2012.
  3. "Arta Dobroshi - Shooting Star 2013". Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2012. Marrë më 2012-12-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. WIFTS Award winners Arkivuar 22 qershor 2025 tek Wayback Machine Retrieved January, 2013.

Lidhje të jashtme