Arta Musaraj

Arta Musaraj, (Vlorë, Shqipëri 28 Gusht 1974 - Bergamo, Itali 18 Maj 2025) ishte një akademike shqiptare.
Ka themeluar dhe drejtuar Bordin Editorial Ndërkombëtar të Academicus, revistës shkencore ndërkombëtare në gjuhën angleze.[1]
Arta Musaraj mban titujt "Qytetar Nderi i Qarkut Vlorë" 2013 dhënë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, "Nder i Komunës Brataj" 2013, "Mirënjohja e Qytetit Vlorë" 2012 dhe "Protagonist" i jetës qytetare 2010 dhënë nga Bashkia Vlorë.[2]
Arta Musaraj është laureate e Cmimit Sokrates për Shkencën dhënë nga Akademia Oxford, Britani e Madhe dhe "Medaljes së Argjendtë" nga Universiteti i Romës La Sapienza, Romë, Itali, dhënë për merita të veçanta nga rektori Eugenio Gaudio në vitin 2015.[3]
Prej Janarit deri në Shtator 2013, Prof.Dr Arta Musaraj ka qenë zëvendës ministre e mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.[4][5]
Referime dhe shënime
- ↑ "Presidenti Nishani pret në takim themeluesen dhe kryeredaktoren e Revistës Academicus, Prof Arta Musaraj" (në alb). Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 12 tetor 2018.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ Arta Musaraj ndër 100 gratë e shquara shqiptare
- ↑ "Arta Musaraj, Universiteti i Romes, La Sapienza". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2024. Marrë më 12 qershor 2025.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Arta Musaraj, Shqipëria ne NATO prodhon stabilitet
- ↑ "Arta Musaraj, Intervistë dhënë gazetës italiane "La Reppublica"" (në alb). Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2020. Marrë më 25 korrik 2020.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)