Artan Bushati

Artan Bushati
Informacioni personal
Emri i plotë Artan Bushati
Data e lindjes (1963-10-04)4 tetor 1963
Vendi i lindjes Shkodër, Shqipëri
Data e vdekjes 29 gusht 2013 (49 vjeç)
Vendi i vdekjes Shkodër, Shqipëri
Karriera menaxheriale
Vitet Ekipi
2004 Vllaznia
2004–2005 Elbasani
2005–2011 Shqipëria nën-21
2012–2013 Vllaznia

Artan Bushati lindi në Shkodër në 9 tetor të vitit 1963. Ai është një figurë shumë e njohur në rrethin futbollistik në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij si trajner futbolli, përveç skuadrës kombëtare U21, ai ka drejtuar edhe skuadrën e vendlindjes së tij, Vllazninë e Shkodrës.

Bushati ka qenë dhe trajner i ekipit të Elbasanit, ekip të cilin e nxori nënkampion të vendit. Gjatë pesë viteve që Kombëtarja Shpresa drejtohej prej tij, ka arritur rezultate pozitive dhe ka nxjerrë një sërë lojtarësh, të cilët i kanë shërbyer dhe ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij, Bushati ka të regjistruar emrin dhe në drejtimin e Kombëtares në njërën prej ndeshjeve më historike të vendit tonë, miqësoren mes ekipit të Milanit.

Bushati si figurë e nderuar e qytetit të Shkodrës, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka marrë pjesë si kankandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por pa arritur të marrë mandatin e deputetit. Ndahet nga jeta më 30 gusht 2013.