Artan Dulaku

Artan Dulaku
Lindi(1965-05-30)30 maj 1965
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptar
ArsimiUniversiteti i Tiranës
University of the United Kingdom
Profesioni
  • Sipërmarrës
  • Investitor
Vite aktiviteti1987–aktualisht
OrganizataConcord Investments
Edil Al Group
Bashkëshorti/jaHolta Dulaku
Fëmijë2
ÇmimetÇmimi Ndërkombëtar i Ndërtuesve (2015)
Çmimi për Sipërmarrësin më të Mirë të Vitit (2018)

Artan Dulaku (lindur më 30 maj 1965) është një sipërmarrës shqiptar, i njohur si themelues dhe aksioner i shoqërisë Concord Investment. Në 2018 ai konsiderohej nga Instituti Europian Pashko si një nga 10 personat më të pasur në Shqipëri, i renditur i nënti.[1]

Dulaku është njëkohësisht edhe themelues dhe president i Shoqërisë së Ndërtimit Edil AL-IT, e njohur kryesisht në rezidencat e banimit, komerciale, të hotelerisë, por edhe në disa vepra publike.

Biografia

Dulaku lindi më 30 maj 1965 në Tiranë, Shqipëri si fëmija i dytë në familjen e tij, dhe ka dy vëllezër, Adrian dhe Genci Dulaku. Ai kreu studimet për statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në vitet 1983–1987. Më pas atij iu ofrua mundësia të jetë pjesë e stafit pedagogjik të fakultetit, të cilën ai e pranoi, duke ushtruar kështu profesionin e pedagogut në vitet 1987–1990. Në fillimin e viteve '90 Dulaku u largua drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku ndoqi studimet pas-universitare për Master në Marketing.

Karriera

Përgjatë karrierës së tij si sipërmarrës dhe investitor, Dulaku ka krijuar një aktivitet investimesh në biznese të ndryshme, kryesisht në sektorë si ndërtimi, telekomunikacioni, turizmi, pasuritë e paluajtshme, distribucioni i makinave, infrastruktura publike dhe industria energjitike.

Kompani në pronësi të tij pëfrshijnë Edil-AL-IT, Vizion Plus, Tring, Albanian Motor Company, Cherry, MG, Ford Trucks, Food Trade Conad Shqipëria, Alba-Beton, Marina Orikum dhe Marina Limion-Saranda. Së fundmi ai inaguroi edhe hotelin Meliá Durrës, në partneritet me MELIA Hotels International.[2]

Çmime

Dulaku ka marrë disa çmime për kontributin e tij në industrinë e ndërtimit dhe biznesit, duke përfshirë Çmimin Ndërkombëtar të Ndërtuesve në vitin 2015 dhe Çmimin për Sipërmarrësin më të Mirë të Vitit në 2018. Investimet e realizuara nga Concord Investment kanë marrë çmime si "Investimi më i mirë i Turizmit në Shqipëri - 2022", akorduar nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, dhe "Struktura Hoteliere me 5-yje më e mirë në Shqipëri - 2023", akorduar nga Travel Magazine dhe Albanian Exelence.[3]

Filantropia

Dulaku është i njohur për angazhimin e tij në filantropi duke kontribuar në disa projekte sociale, edukative, fetare dhe kulturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave dhe qendrave komunitare në zona të varfra të Shqipërisë, në objekte të kultit fetar, duke përmendur këtu rindërtimin e monumentit të kulturës Manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë të Korçës, si dhe në rindërtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve (2009).

Jeta personale

Artan Dulaku është i martuar me Holta Dulaku, producente dhe organizatore e spektakleve të ndryshme shqiptare si Dancing with the Stars ose Ferma VIP. Ai është baba i dy fëmijëve, vajzës Nikol dhe djalit Noah.

Përveç aktivitetit tregtar, Dulaku është një pasionant i sporteve, veçanërisht i volejbollit, teksa prezantohet si një mbështetës i Federatës së Volejbollit Shqiptar, Federatës së Aeronautikës Shqiptare, Federatës së Sportit të Barkave me Vela, etj.

Funksione

  • Kryetar Bordi i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë (SHNSH)[4]
  • Anëtar i KEK-ut (Këshilli Ekonomik Kombëtar)
  • Anëtar i Federatës së Volejbollit Shqiptar
  • President i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë[4]

Referime

  1. ↑ "10 më të pasurit në Shqipëri, sipas Institutit Pashko". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-08-08.
  2. ↑ "Inaugurohet hoteli "Meliá Durrës"". TV Klan. 27 maj 2023. Marrë më 8 gusht 2024.
  3. ↑ admin (2023-10-06). "Zhvillohet për herë të parë në Tiranë Tourism Grand Excellence". Business Magazine Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-08-14.
  4. 1 2 "Bordi Drejtues". Shoqata e ndërtuesve.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)