Aseksualiteti

Aseksualitet do të thotë interes i ulët për, mungesë e tërheqjes apo dëshirës seksuale.[1][2][3] Konsiderohet si orientim seksual por mund të kategorizohet edhe më gjerësisht, për të përfshirë një spektër të gjerë nënidentitetesh aseksuale.[4]

Simbol i unazës referuar aseksualitetit

Aseksualiteti nuk duhet ngatërruar me abstenimin seksual(ndërprerja e përkohshme e aktivitetit seksual ) apo celibacinë(eleminimi i plotë i marrdhënieve seksuale),të cilat janë sjellje të nxitura nga faktorë si bindjet personale, sociale apo fetare të një individi.[5] Orientimi seksual, ndryshe nga sjellja seksuale, besohet të jetë "i qëndrueshëm".[6] Disa njerëz aseksualë mund të kryejnë aktivitet seksual pavarësisht mungesës së tërheqjes seksuale ose dëshirës për seks, për një sërë arsyesh si dëshira për të kënaqur fizikisht veten, partnerët e tyre romantikë apo dëshira për të pasur fëmijë.[7]

Pranimi i aseksualitetit si një orientim seksual dhe fushë e kërkimit shkencor është ende relativisht e re,[8] pasi sapo ka filluar të zhvillohen studime nga këndvështrimi sociologjik dhe psikologjik. Një pjesë e mirë e studiuesve këmbëngulin se aseksualiteti është një lloj orientimi seksual, por ka dhe nga ata që nuk pajtohen me këtë bindje.[9] Individët aseksualë përbëjnë rreth një për qind të popullsisë.

Përkufizimi, identiteti dhe marrëdhëniet

Aseksualiteti nganjëherë quhet ace (ejs) (shkurtim fonetik "aseksual"), ndërsa komuniteti nganjëherë quhet komuniteti ace (ejs), nga studiuesit ose aseksualët.[10][11] Për shkak të diversitetit të individëve që indentifkohen si të tillë, termi aseksualitet rkufizime të shumta.[12] Studiuesit në përgjithësi e përkufizojnë aseksualitetin si mungesë të tërheqjes seksuale ose mungesën e interesit seksual[13][14] por përkufizimet e tyre ndryshojnë; ata mund të përdorin termin "për t'iu referuar individëve me dëshirë ose tërheqje seksuale të ulët ose të munguar, sjellje seksuale të ulëta ose të munguara, marrëdhënie romantike joseksuale, ose një kombinim i dëshirave dhe sjelljeve seksuale që mungojnë".[15]

Marrëdhëniet

Disa aseksualë mund të përfshihen në marrëdhënie romantike pavarësisht mungesës së tërheqjes seksuale.Disa aseksualë thonë se ndonëse ndiejnë tërheqje seksuale, u mungon iniciativa për të vepruar mbi këtë ndjenjë duke arsyetuar se nuk duan të përfshihen në aktivitet seksual.Disa aseksualë nuk duan të përfshihen as në aktivitete fizike jo seksuale si përqafimet dhe të kapurit për dore, teksa të tjerë nuk i kanë problem këto të fundit.

Individët aseksualë mund të duan të kenë marrëdhënie pa aktivitete romantike a seksuale,të njohura si marrëdhënie kuasi – platonike.Termi skuish përdoret nga komuniteti aseksual për t’iu referuar pëlqimeve të tyre platonike.

Disa aseksualë mund të kryejnë aktivitet seksual nga kurioziteti.Disa mund të masturbojnë edhe si një formë çlirimi ndërsa të tjerë mund të mos ndiejnë nevojë për ta bërë këtë.[16][23][24] Dëshira për masturbim ose aktivitet tjetër seksual shpesh konsiderohet si dëshirë seksuale nga aseksualët, të cilët e shkëputin atë nga tërheqja seksuale dhe të qenit aseksual. Aseksualët që masturbojnë , në përgjithësi e konsiderojnë atë si një proces normal të trupit të njeriut dhe jo si një shenjë të seksualitetit të fshehur, dhe të tjerëve nuk u duket aspak e kënaqshme.[14][25] [26] Aseksualët gjithashtu ndryshojnë në pikëpamjet e tyre mbi kryerjen e akteve seksuale: disa janë indiferentë dhe mund të angazhohen në aktivitet seksual për hir të partnerit të tyre ndërsa të tjerë janë kundër kësaj ideje. Sidoqoftë, ata nuk janë kundër seksit në tërësi deri në pikën që të dënojnë njerëzit e tjerë për kryerjen e këtij aktiviteti.Shumë prej atyre që identifikohen si aseksualë mund të kenë identitete të ndryshme seksuale a romantike.[27] Këto shpesh janë të integruara me identitetin aseksual të individit, dhe aseksualët mund të identifikohen ende si heteroseksualë, lezbike, gej, biseksualë ose panseksualë në lidhje me aspektet romantike ose emocionale të orientimit seksual ose identitetit seksual, përveç identifikimit si aseksualë.[22] Aspektet romantike të orientimeve seksuale mund të tregohen gjithashtu nga një sërë identitetesh romantike, duke përfshirë biromantikë, heteroromantikë, homoromantikë ose panromantikë, dhe ata që nuk përjetojnë tërheqje romantike mund të identifikohen si aromantikë.[16][22] Kjo ndarje midis orientimit romantik dhe seksual shpjegohet zakonisht si modeli i tërheqjes së dyfishtë, i cili pretendon se tërheqja romantike dhe seksuale nuk janë të lidhura ngushtë për të gjithë. Individët që janë si aromantikë ashtu edhe aseksualë ndonjëherë njihen si aro-ace ose aroace.[28]




Referime

  1. Robert L. Crooks; Karla Baur (2016). Our Sexuality (në anglisht). Cengage Learning. fq. 300. ISBN 978-1305887428. Marrë më 4 janar 2017.
  2. Katherine M. Helm (2015). Hooking Up: The Psychology of Sex and Dating (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 32. ISBN 978-1610699518. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2020. Marrë më 4 janar 2017.
  3. Kelly, Gary F. (2004). "Chapter 12". Sexuality Today: The Human Perspective (në anglisht) (bot. 7th). McGraw-Hill. fq. 401 (sidebar). ISBN 978-0-07-255835-7. Asexuality is a condition characterized by a low interest in sex.
  4. Scherrer, Kristin (2008). "Coming to an Asexual Identity: Negotiating Identity, Negotiating Desire". Sexualities (në anglisht). 11 (5): 621–641. doi:10.1177/1363460708094269. PMC 2893352. PMID 20593009.
  5. The American Heritage Dictionary of the English Language (3d ed. 1992), entries for celibacy and thence abstinence.
  6. "Sexual orientation, homosexuality and bisexuality" (në anglisht). American Psychological Association. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2013. Marrë më 30 mars 2013.
  7. Prause, Nicole; Cynthia A. Graham (2007). "Asexuality: Classification and Characterization" (PDF). Archives of Sexual Behavior (në anglisht). 36 (3): 341–356. doi:10.1007/s10508-006-9142-3. PMID 17345167. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 4 prill 2022.
  8. Katherine M. Helm (2015). Hooking Up: The Psychology of Sex and Dating (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 32. ISBN 978-1610699518. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2020. Marrë më 4 janar 2017.
  9. Marshall Cavendish, red. (2010). "Asexuality". Sex and Society (në anglisht). Vëll. 2. Marshall Cavendish. fq. 82–83. ISBN 978-0-7614-7906-2. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2015. Marrë më 27 korrik 2013.
  10. Meg Barker (2012). Rewriting the Rules: An Integrative Guide to Love, Sex and Relationships (në anglisht). Routledge. fq. 69. ISBN 978-0415517621. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2020. Marrë më 8 shkurt 2016.
  11. Shira Tarrant (2015). Gender, Sex, and Politics: In the Streets and Between the Sheets in the 21st Century (në anglisht). Routledge. fq. 254–256. ISBN 978-1317814764. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2021. Marrë më 8 shkurt 2016.
  12. Karli June Cerankowski; Megan Milks (2014). Asexualities: Feminist and Queer Perspectives (në anglisht). Routledge. fq. 89–93. ISBN 978-1-134-69253-8. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 3 korrik 2014.
  13. Prause, Nicole; Cynthia A. Graham (2007). "Asexuality: Classification and Characterization" (PDF). Archives of Sexual Behavior (në anglisht). 36 (3): 341–356. doi:10.1007/s10508-006-9142-3. PMID 17345167. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 4 prill 2022.
  14. Bogaert, Anthony F. (2006). "Toward a conceptual understanding of asexuality". Review of General Psychology (në anglisht). 10 (3): 241–250. doi:10.1037/1089-2680.10.3.241. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2012. Marrë më 31 gusht 2007.
  15. Nancy L. Fischer; Steven Seidman (2016). Introducing the New Sexuality Studies (në anglisht). Routledge. fq. 183. ISBN 978-1317449188. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2020. Marrë më 4 janar 2017.