Audi A8
_1X7A1787.jpg)
Audi A8 është një sedan luksoz I klasit F që prodhohet dhe shitet nga kompania gjermane e prodhimit të makinave Audi që nga viti 1994. Kjo makinë zëvëndësoi modelin Audi V8 dhe aktualisht është në gjeneratën e katërt. A8 është ofruar ose me dy rrota aktive ose me të katërta, e quajtur Quattro, si dhe është ofruar me shasinë e shkurtër dhe të gjatë, të quajtur lang (L). Dy gjeneratat e para u bazuan te platforma e Volkswagen Group D, kurse gjenerata aktuale bazohet nga platforma MLB.[1]
Modeli i parë i Audit A8 u nxorr në shitje për herë të parë në vitin 1994. Gjenerata e dytë doli në shitje në vitin 2002, e treta në vitin 2009 kurse gjenerata e katërt dhe aktuale doli në shitje në fund të vitit 2017. Kjo makinë konsiderohet si një nga të parat të bëra me alumin, e reklamuar nga Audi si Audi Space Frame.[2]
Në vitin 1996, Audi gjithashtu prezantoi edhe version sportiv të Audit A8, të quajtur Audi S8. Ky model u prodhua eksluzivisht në fabrikën e tyre në Neckarsulm të Gjermanisë dhe ishte i pajisur me sistemin Quattro. Tre gjeneratat e para të S8 u prodhuan vetëm me shasinë e shkurtër kurse gjenerata e katërt u prodhua edhe me shasinë e gjatë.[3]
Në mars 2026, Audi njoftoi se kishte ndaluar prodhimin e A8, duke i dhënë fund gjeneratës D5. Në të njëjtën kohë, ata konfirmuan se ishin duke punuar për gjeneratën pasardhëse.[4] Sipas raportimeve, ky vendim erdhi për shkak se Audi po përqëndrohej te foristradat dhe makinat elektrike.
Prodhimi dhe shitjet
| Viti | Njësi |
|---|---|
| 1994[5] | 5,016 |
| 1995[6] | 12,705 |
| 1996[7] | 11,098 |
| 1997[8] | 15,507 |
| 1998[8] | 15,355 |
| 1999[9] | 14,636 |
| 2000[9] | 12,894 |
| 2001[10] | 11,708 |
| 2002[10] | 10,942 |
| 2003[11] | 21,748 |
| 2004[11] | 22,429 |
| 2005[12] | 21,509 |
| 2006[12] | 22,468 |
| 2007[13] | 22,182 |
| 2008[13] | 20,140 |
| 2009[14] | 8,599 |
| 2010[14] | 22,435 |
| 2011[15] | 38,542 |
| 2012[16] | 35,932 |
| 2013[17] | 39,757 |
| 2014[18] | 39,606 |
| 2015[19] | 27,077 |
| 2016[20] | 24,147 |
| 2017[20] | 15,854 |
| 2018[15] | 24,541 |
| 2019[15] | 23,826 |
| 2020[15] | 20,591 |
| 2021[15] | 23,308 |
| 2022[15] | 17,992 |
| 2023[15] | 20,293 |
| 2024[15] | 14,955 |
| Viti | Kina | Shba |
|---|---|---|
| 2023 | 11,397[21] | 2,259[22] |
| 2024 | 9,229[23] | 1,628[24] |
| 2025 | 6,193[25] | 1,406[24] |
Referime
- ↑ Lawrence Ulrich (12 nëntor 2010). "Speaking of Understatements" (në anglisht). The New York Times.
- ↑ "Audi Space Frame" (në anglisht). Audi. Marrë më 18 gusht 2026.
- ↑ "2020 Audi S8 barrels in with 563-horsepower V-8". Motor Authority (në anglisht). Marrë më 4 korrik 2019.
- ↑ "Reports Put Future of Audi A8 in Doubt". Kelley Blue Book (në anglisht). 10 mars 2026. Marrë më 12 mars 2026.
- ↑ "Annual Report 1994". Volkswagen (në anglisht).
- ↑ "Annual Report 1995". Volkswagen (në anglisht).
- ↑ "Annual Report 1996". Volkswagen (në anglisht).
- 1 2 "Annual Report 1998". Volkswagen (në anglisht).
- 1 2 "Annual Report 2000". Volkswagen (në anglisht).
- 1 2 "Volkswagen Group Homepage" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 korrik 2011. Marrë më 24 janar 2011.
- 1 2 "Kom_engl_2602_1320.qxd" (PDF) (në anglisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 12 janar 2011. Marrë më 2 shkurt 2011.
- 1 2 "untitled" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 korrik 2011. Marrë më 24 janar 2011.
- 1 2 "Volkswagen AG Annual Report 2008" (PDF) (në anglisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 10 janar 2011. Marrë më 2 shkurt 2011.
- 1 2 "Volkswagen Group Homepage" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 korrik 2011. Marrë më 24 janar 2011.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 "Downloads". audi.com (në anglisht). Marrë më 2021-05-01.
- ↑ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 tetor 2013. Marrë më 16 mars 2013.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 13 janar 2015.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 shtator 2015. Marrë më 23 shtator 2015.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 prill 2016. Marrë më 7 nëntor 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - 1 2 "Audi models 2021" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2020. Marrë më 10 nëntor 2017.
- ↑ "【易车销量榜】全国2023年奥迪终端量销量榜-易车榜-易车". car.yiche.com (në kinezisht). Marrë më 12 shkurt 2026.
- ↑ "Audi achieves record new car sales" (in en). Press release. https://media.audiusa.com/releases/593. Retrieved 14 shkurt 2026.
- ↑ "【易车销量榜】全国2024年奥迪终端量销量榜-易车榜-易车". car.yiche.com (në kinezisht). Marrë më 12 shkurt 2026.
- 1 2 "Audi of America reports 2025 year-end sales" (in en). Press release. https://media.audiusa.com/releases/658. Retrieved 14 shkurt 2026.
- ↑ "【易车销量榜】全国2025年奥迪终端量销量榜-易车榜-易车". car.yiche.com (në kinezisht). Marrë më 12 shkurt 2026.