Ayke Agus

Ayke Agus
Informata themelore
Lindi30 dhjetor 1949 (76 vjeçe), Yogyakarta, Indonezi
Prejardhjakineze, holandeze, javanese
Zhanretklasik
Profesioniartiste, shkrimtare, ligjëruese, instruktore
Instrumentiviolinë, piano
Vitet aktive1969-prezent
Uebfaqjaaykeagus.com

Ayke Agus (e lindur më 1949) është një violiniste dhe pianiste klasike indoneziane, e njohur kryesisht nëpërmjet bashkëpunimit të saj për një kohë të gjatë me violinistin Jascha Heifetz. Ajo është një nga interpretueset e rralla të muzikës klasike e cila ka performuar si soliste multi-intrumentaliste e shoqëruar nga një orkestër.[1]

Jeta e hershme

E lindur me një origjinë indoneziane, kineze, holandeze dhe javanese, Agus si një fëmijë e talentuar që në moshën 7 vjeçare për violinë dhe piano. Deri në moshën 11-vjeçare ajo kishte mësuar gjithçka që Z. Tan, mësuesi i saj në Yogyakarta, Indonezi, duhej ta mësonte. Ai i rekomandoi që ajo të vazhdonte studimet e saj me z. Adidharma në Xhakarta, 450 kilometra larg. Zgjidhja e problemit të natyrshëm logjistik ishte që ajo të studionte me z. Adidharma gjatë verës, duke i dhënë asaj mundësinë për të studiuar piano gjatë pjesës tjetër të vitit.[2]

Agusit iu ofruan shumë bursa, duke filluar nga mosha 7 vjeçare, por nuk ishin në gjendje t'i ndiqte fillimisht, sepse prindërit e saj mendonin se ajo ishte shumë e vogël për të jetuar vetë dhe më vonë për shkak se nuk ishte në gjendje të merrte një vizë daljeje. Një misionare, Motra Brigid Conboy, që po ndiqte karrierën e Agusit, ishte në gjendje të organizonte një bursë në Kolegjin Rosary Hill pranë Buffalos, Nju Jork, Shtetet e Bashkuara. Pas koncertit të parë të paguar në maj 1969, guvernatori Ali Sadikin i dha asaj vizën e daljes.

Pas arritjen e suksesit në garat lokale,[3] ajo u bë anëtarja më e re e Orkestrës Filarmonike Buffalo.  Kjo u pasua nga dy oferta të plota të bursave: Shkolla e Muzikës Juilliard, e rekomanduar nga pedagogu i violinës Ivan Galamian dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore. Me pranimin e saj në Jascha Heifetz Master Class në USC filloi një bashkëpunim i qëndrueshëm që zgjati deri në vdekjen e tij në vitin 1987.

Arsimi

  • Studioi me bursë në Kolegjin Rosary Hill (tani Daemen College), Amherst, New York, 1969-1971[4]
  • Jascha Heifetz Master Class (në USC), 1971 - 1973[5]
  • Bachelor e Muzikës, Performancë, USC, 1974
  • Master e i Muzikës, Performancë, USC, 1976
  • Doktore nderi e Letrave Humane, Kolegji Daemen, Buffalo, NY, 2007

Shënime

  1. Peters, Bill (11 gusht 2008). "Double Duty for Ayke Agus at Cal Phil's Movie Magic". BeaconMediaNews.com. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Agus, Ayke (2001). Heifetz As I Knew Him. Amadeus Press. ISBN 1-57467-062-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. She won second place as a violinist in the Young Musician Foundation Competition in December, 1969, and first place as a pianist in the Rosary Hill College Competition for Young Artists in May, 1971.
  4. She is listed in the Notable alumni and faculty section of that school's Wikipedia article.
  5. This is noted on Jascha Heifetz's Wikipedia article.

Referime

  • Agus, Ayke (2001). Heifetz As I Knew Him. Amadeus Press. ISBN 1-57467-062-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme