Babai i studentit
| Babai i studentit |
|---|
Filmi "Babai i studentit" prodhim i vitit 1988 me metrazh të shkurtër. Regjia: Fatmir Koçi, Skenari: Fatmir Koçi, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: David Tukiçi.
Përmbajtja e filmit
Një fshatar niset për në kryeqytet për të vizituar të birin student. Ai e sheh të birin në shoqërinë e dy vajzave kryeqytetase të veshura sipas modës së fundit. I riu e anashkalon takimin me të atin. Kur më pas e takon të atin diçka është thyer midis tyre.
Aktorët në role
- Viktor Gjoka ........
- Alfred Trebicka ........
- Zhaklina Dhimojani ........
- Selma Sotirllari ........
- Liri Lushi ........
Xhirimet e këtij filmi janë bërë tek Fakulteti Histori-Filologji, Tiranë.
Kategoritë:
- Filma shqip
- Filma
- Filma 1988
- Film-cung