Bajram Hasani

Bajram Hasani
Lindi15 korrik, 1982

Bajram Hasani ka lindur më 15 korrik 1982, është politikan shqiptar nga Kosova.

Biografia

Bajram Hasani ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Studimet postdiplomike i përfundoi në Universitetin e Tiranës, dega Marketing.[1] Hasani ka përfunduar edhe nivelin Master në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Menaxhment.

Bajram Hasani u emërua Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në shtator të vitit 2017.[2]

Hasani ka përvojë pune në fushat e menagjimit. Përvoja e tij përfshin:

Prej vitit 2005 deri më 2013 ka punuar në NLB Bank SHA ku ka mbajtur disa pozita siç janë: menaxher i korporatave, analist kreditor dhe koordinator i riskut. Ai është aksionar në kompaninë "City Projects" shpk.

Hasani për një mandat ka qenë këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Që nga themelimi i partisë NISMA për Kosovën, Hasani mban detyrën e kryetarit të degës së kësaj partie në Gjilan dhe është anëtar i Kryesisë së NISMA-s.

Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Hasani jeton në Gjilan është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Referime

  1. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 6 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ↑ http://kosovarja.al/aktualitet/bajram-hasani-minister-i-tregtise-dhe-industrise-79589/?archive=1