Bakary Nimaga

Bakary Nimaga
Informacioni personal
Emri i plotë Bakary Nimaga
Data e lindjes 6 dhjetor 1994 (31 vjeç)
Vendi i lindjes Douala, Kamerun
Gjatësia 1.89 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Mesfushor–Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
TSV Hartberg
Numri 42
Karriera me të rinjtë
–2012 Stade Malien
2012–2013 FC Twente
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2013–2018 Skënderbeu 97 (5)
2018–2019 Hatayspor 11 (1)
2019– TSV Hartberg 9 (0)
Karriera ndërkombëtare
2012– Mali U20 3 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 4 Shkurt 2017

Bakary Nimaga (lindur më 6 Dhjetor 1994 në Douala, Kamerun) është një futbollist malian i cili luan me klubin shqiptar Skënderbeu Korçë në Kategorinë Superiore.

Karriera me klube

Skënderbeu

Nimaga u bashkua me kampionët e shqipërisë Skënderbeu Korçë nga FC Twente në ditën e fundit të merkatos së Janarit të vitit 2013, duke firmosur një kontratë dy vjeçare e cila do të skadonte më 31 Dhjetor 2015. Në sezonin 2012–13, ai u paraqit në pesë ndeshje në ligë dhe dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Kategorinë Superiore për të tretin vit rresht.

Më 17 gusht 2014, Nimaga shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Flamurtarit në stadiumin Qemal Stafa, në finalen e Superkupës së Shqipërisë 2014, duke i dhuruar trofeun e dytë në histori klubit.[1] Ai shënoi në pjesën e dytë pas një krosimi nga kapiteni Bledi Shkëmbi.[1]

Më 25 Janar 2015, Nimaga shënoi golin e tij të parë në ligë, duke shënuar të katërtin në fitoren 4–1 kundër Elbasanit në Elbasan Arena, në ndeshjen e parë të fazës së tretë të ligës.[2][3]

Karriera ndërkombëtare

Ai ishte emëruar në skuadrën e Malit nën-20 për Kupën e Botës 2013 e zhvilluar në Turqi, ku u luajti në të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Mali barazoi dy dhe humbi një duke përfunduar në fundin e Grupit D.[4]

Ai u vendos nën hetim nga Federata Maliane e Futbollit pas akuzave se mund të kishte mashtuar për moshën e tij, por pas ekzanimeve të dokumentacioneve të tij u zbulua se ai kishte lindur më 6 dhjetor 1994.[5]

Statistikat e karrierës

Klubet

Redaktuar më 29 Janar 2015[6]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Skënderbeu 2012–13 5020––––70
2013–14 80324000152
2014–15 111211011153
Total 241735011375
Karriera në total 241735011375

Trofe

Klubet

Skënderbeu Korçë

Referime

  1. 1 2 Fatmir Ahmeti (17 gusht 2014). "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. Marrë më 17 gusht 2014.
  2. ↑ "Skënderbeu e 'shkeli' Elbasanin". Botasot.info. 25 janar 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  3. ↑ "Skënderbeu "poker" Elbasanit, korçarët fitojnë lehtësisht dhe ndjekin Kukësin". Panorama Sport. 25 janar 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  4. ↑ "FIFA Record" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  5. ↑ "Affaire Bakary Nimaga, joueur de l'EN Juniors" (në frëngjisht). MaliWeb.net. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2013. Marrë më 23 dhjetor 2014.
  6. ↑ "Bakary Nimaga" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.

Lidhje të jashtme