Balto Stambolla
Balto Stambolla (Shkodër, 22 maj 1891 - Peqin, 1942) ka qenë vrasësi i Luigj Gurakuqit dhe agjent i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qe gjithashtu i ati i kantautorit të muzikës së lehtë, Rudolf Stambolla.
Biografia
U lind në Shkodër, i biri i Pjetër Stamollës dhe i Shiari Gjystinës. Sipas së përkohshmes "Taraboshi", i ati që ishte tregtar e kishte leçitur dhe e kishte shkruar në gazetë artikullin "Mos xen besë": Pjetër Stamolla tregtar në Shkodër, ban me dijtë që i biri i tij Ubalto, nuk ka ma kurrnji punë, as kurrnji lidhje me shpi të vet e me dugaje. Pra, çdo barrë që Ubaltoja mund të marrin nuk detyron tjetërkand veç atë vetë". Vëllai i viktimës së tij të ardhshme deklaroi për gjyqin hetues në Shkodër se Balto gjithmonë ishte marrë me vjedhje, duke përmendur një vjedhje të vitit 1917-'18.
Në vitin 1921 ishte dënuar një herë në Vlorë për djegien e shtëpisë të Epidam Kolekës në Vlorë.[1]
Gjyqi i Tranit
- «[...] shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut. Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë... me armen e civilizimit e të drejtësiës! Nuk mjaftoj lirimi i plotë i kriminelt të poshtër; drejtesia italjane i intonon nji apologië sakrilege gjaksorit e ferfllon nji të fyeme trashamane mbî viktimen."»
- — I cilësuar nga Dom Lazër Shantoja, mik i Gurakuqit.[2]
Letra e Stamollës nga burgu

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...:
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.:
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu, Tirana (Albania):
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova, (Gjakovë):
Çatin Saraçit, Hotel de la Ville...”[3]
Në dosjen e vrasjes së Gurakuqit historiani K. Dervishi dëshmon se ndodhet një letër e shkruar mbi kartolinën e Baltos.[1]
Kam kërkuar origjinalin e këtij shënimi, por nuk e kam gjetur kërkund. Thonë se është në muzeun e Shkodrës, por nuk është. Është e çuditshme si ka dalë nga izolimi në hetuesi ky "kërkim ndihme" nga ana e Balto Stambollës!
Vdekja
Mbas pushtimit italian të Shqipërisë, me ardhjen kryeministër të Mustafa Krujës, iu kërkua qeverisë italiane që i dënuari për vrasje Balto Stambolla ta vazhdonte dënimin në Shqipëri. Autoritetet italiane ranë dakord dhe e sollën Stambollën në Durrës, prej ku, një makinë e policisë e ka dërguar në Fieri. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-kater polic shqiptarë. Një ditë gjoja se deshtë me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro 2–3 ditë mbas gjuajtjeve Baltjoni ka vdekur nga infeksioni, tue vërritë nga dhimbjet.
Mustafa Kruja i ka treguar ngjarjen Kol Radovanit, se: “Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”[3]
Baltion Stambolla është vrarë në Peqin, ku ishte i interrnuar e jo në Fier dhe ende sot nuk dihet kush e ka vra, pasi ka disa variante.
Baltion Stambolla ështē vrarë në Peqin nga dy partizan, te çetës së Pezës, te quajtur Avdi Kasalli dhe Zyber Loshi. Vrasja u krye në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së Luigj Gurakuqit. Urdhëri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Myslym Peza sapo u informua se Balto ishte transferuar në Peqin. Për më tepër mund të lexoni veprën e historianit Aziz Gjergji ( Myslim Peza dëshmitar dhe protagonist 1912 - 1944) ku pasqyrohet e detajuar kronologjia e vrasjes.
Burime
- 1 2 Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë, Tiranë: "55", 2010. fq. 77-92. ISBN 978-99943-56-43-0
- ↑ Shantoja L., Vepra, përkujdesë prej Arben Markut. Shkodër: Botime Françeskane, 2006.
- 1 2 Radovani F., Ja vrasësit e atdhetarit Luigj Gurakuqi..!, Gazeta shqiptare. - Nr. 4888, 6 prill, 2010, f. 27.