Bashkallajk

Bashkallajk është një serial televiziv komedik i prodhuar në Prishtinë Kosovë nga viti 2023, shkruar nga skenaristi Ard Islami. Seriali është transmetuar në kanalin televiziv Tëvë1 ku ka arritur në mbi 167 episode me dhjetëra milionë shikime rekord.

Aktorët

Behar Nesimi .... Abdurahim (Ben)

Sara Bajrami .... Liza

Muzbajdin Qamili .... Nexhdet (Baba Haxhi)

Donat Qosja .... Anton

Muradije Muriqi .... Zoja

Butrint Lumi .... Tevidja/Syla

Ryva Kajtazi .... Merita

Verona Mirena .... Rea

Flakron Aliu .... Zulçja

Xhevdet Jashari .... Mutalibi (Genci)

Bleron Hevziu .... Afrim

Ensar Haxha .... Bihaç

Hajdar Kadriu .... Xhanar

Përmbajtja e serialit

Dashuria e dy të rinjve studentes Liza nga Prishtina dhe balerinit nga nje fshat i Tetovës Benit (Abdurahimit) do të kthehet në lidhje më pas martesë pavarsisht dëshirës së familjeve të tyre. Babai i Benit Nexhdeti nje pasanik musliman i ve , e shikon me skepticizëm krushqinë me një familje liberale qytetare si e Lizës. Nga ana e Lizës gjyshja e saj Zoja një ish funksionare e rregjimit komunist Jugosllav e urren këtë martesë shkak i traditave dhe zakoneve që kanë familja e Benit . Këtu nuk ka kundershtim nga babai i divorcuar i Lizes Antoni nje profesor historie mendjelehte e i qeshur.Një kredi e pashlyer e familjes se Antonit do i detyrojë ata të lënë shtëpinë ndërkohë fshehurazi Nexhdeti e paguan kete kredi duke u bere pronar i ri i shtëpise. Ai do te jetoje ne Prishtine bashke me ta dhe ciftin e ri. Kjo do të krijojë nje perplasje midis tij dhe Zojes nderkohe qe Antoni i sheh me sportivitet dhe jo seriozisht. Merita ish gruaja e Antonit nje soprano kthehet te jetoje serish me ta. Beni dhe Liza behen prinder dhe verehen materializmi i Lizes dhe Merites. Situatat dhe dinamikat komike do të jenë nga me te fortat e te ndryshmet por do te arrijne kulmin e saj kur ne shtepi do te vijë tezja e babait te Antonit , Tevidja si pronarja e vertete e shtepise. Ajo me nje karakter shperthyes,te vrullshem,intrigant e komik do ta trazojë shtepine me grindjet e saj dhe do bjerë ne dashuri me Nexhdetin qe vetem e refuzon.