Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj
Lindi(1994-06-09)9 qershor 1994
KombësiaAlbanian
Profesioni
  • Singer
  • songwriter
  • model
Vite aktiviteti2013–present
Prind/ër
  • Antigona Ramosaj (e ëma)
Të afërm
  • Alban Ramosaj (brother)
  • Albërie Hadërgjonaj (aunt)
  • Anxhelina Hadërgjonaj (cousin)
  • Argjentina Ramosaj (cousin)
Karriera muzikore
ZhanretPop
Instrumentet
  • Vocals
  • piano

    Beatrix Ramosaj

    Beatrix Ramosaj
    Lindi(1994-06-09)9 qershor 1994
    KombësiaAlbanian
    Profesioni
    • Singer
    • songwriter
    • model
    Vite aktiviteti2013–present
    Prind/ër
    • Antigona Ramosaj (e ëma)
    Të afërm
    • Alban Ramosaj (brother)
    • Albërie Hadërgjonaj (aunt)
    • Anxhelina Hadërgjonaj (cousin)
    • Argjentina Ramosaj (cousin)
    Karriera muzikore
    ZhanretPop
    Instrumentet
    • Vocals
    • piano

    Beatrix Ramosaj (lindur më 9 qershor 1994 në Holandë) është një këngëtare dhe modele shqiptare.[1] Beatrix eshte mbesa e këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe motra e këngëtarit Alban Ramosaj.

    Karriera muzikore

    Beatrix filloi karrierën e saj në Këngën Magjike 2010, me këngën “E dua beat-in”, dhe në Këngën Magjike 2011 me këngën “Dilema[2]”, me të dyja këngët arriti finalen.

    Beatrix Ramosaj në vitin 2013 lansoi bashkpunimin e saj me Gold AG “Sa vite[3]”, ku tani numëron miliona klikime në YouTube.

    Beatrix në vitin 2015 morri pjesë në Top Fest 12, me këngën “Dhoma 609[4]”. Kjo këng ishte një sukses i madh dhe Beatrix arriti finalen e Top Fest 12. Me këtë këngë fitoi dy çmime në Top Awards për “Best Song” dhe “Best Female Artist”.

    Beatrix lansoi këngën “Pa ndjenja[5]”, ku njihet si hiti i verës 2017.

    Beatrix dhe vëllau i saj Alban Ramosaj lansuan bashkpunimin e tyre të parë në gjuhën angleze “Get High[6]”.

    Më datë 28 Dhjetor 2020, Beatrix publikon videoklipin "Dancing With The Devil[7]". Në qershor 2021 ajo ka marrë pjesë në “Netet e Klipit Shqiptar” po për "Dancing with the devil" , ku ka fituar dy çmime për “Performanca më e mirë femërore” dhe “Regjisori më i mirë”.

    Më datë 11 Qershor 2021, Beatrix publikon videoklipin "By My Side[8]". Kjo këngë u nominua në spektaklin e çmimeve “Netet e Klipit Shqiptar” dhe fitoi çmimin e madh me 7 kupa.

    Që nga hyrja në “Big Brother Albania VIP” Beatrix ka lansuar këngët “Faj[9]”, “Ma shume se ti[10]” dhe “Vonë[11]”. Të tri këngët janë hite që numërojnë miliona shikime në YouTube.

    Pasi Beatrix postoi në instagram një demo të një kënge që quhej "Më ndikon[12]", në atë aplikacion arriti miliona shikme. Më 29 shtator 2022, lansoi këngën e plotë e cila u prit shumë mirë nga publiku.

    Karriera televizive

    Në 2015 Beatrix morri pjesë në spektaklin “Dancing With The Stars Albania 6”, ku arriti finalen[13].

    Në 2017 Beatrix u bë pjesë e spektaklit “Your Face Sounds Familiar Albania” ku u shpall triumfuese[14].

    Beatrix në vitin 2021 mori pjesë në “Big Brother Albania VIP[15]”. Qëndroi 88 ditë në shtëpi, dhe u rankua në vendin e 10-të. Beatrix fitoi shumë popullaritet në media dhe në mbarë vendin.

    Karriera si modele dhe influencer

    Beatrix Ramosaj, njihet si një ndër vajzat më të bukura shqipëtare ku bashkpunon me shumë brende internacionale si Revolve[16], Fashion Nova.

    Së fundmi Beatrix Ramosaj morri pjesë në një fotoshoot për një markë turke dhe fotoja[17] e Beatrix ishte stampuar në kryeqytetin e Afganistanit.

    Cmimet e fituara

    “Your Face Sounds Familiar Albania”.

    Top Awards “Best Song” dhe “Best Female Artist”.

    "Netet e Klipit Shqiptar” “Performanca më e mirë femërore” dhe “Regjisori më i mirë”.

    “Netet e Klipit Shqiptar” dhe fitoi çmimin e madh me 7 kupa.

    1. "beatrix-ramosaj/biografia". teksteshqip. 17 mars 2020. Marrë më 17 mars 2020.
    2. BEATRIX RAMOSAJ - DILEMA ( KENGA MAGJIKE 2011 ), marrë më 2022-11-02
    3. Gold AG ft. Beatrix Ramosaj - Sa Vite (Official Video), marrë më 2022-11-02
    4. Beatrix Ramosaj - Dhoma 609, 22 Prill 2015 - Top Fest 12 Gjysemfinale, marrë më 2022-11-02
    5. Beatrix - Pa ndjenjë, marrë më 2022-11-02
    6. Alban Ramosaj, Beatrix Ramosaj - Get High (Audio), marrë më 2022-11-02
    7. Beatrix - Dancing With The Devil, marrë më 2022-11-02
    8. Beatrix - By my side, marrë më 2022-11-02
    9. Beatrix - Faj (Official Lyric Video), marrë më 2022-11-02
    10. DJ Geek ft Beatrix - Ma shume se ti, marrë më 2022-11-02
    11. Beatrix - Vone, marrë më 2022-11-02
    12. Beatrix - Me ndikon, marrë më 2022-11-02
    13. Beatrix & Kris - Foxtrot - Nata Finale - DWTS6 - Show - Vizion Plus, marrë më 2022-11-02
    14. “Your Face Sound Familiar”, triumfon Beatrix Ramosaj si Rihanna, marrë më 2022-11-02
    15. Beatrix rrënqeth banorët, këndon një tjetër këngë - Big Brother Albania Vip, marrë më 2022-11-02
    16. "B E A T R I X on Instagram: "God is a woman ✨ @revolve #revolveme"". Instagram (në anglisht). Marrë më 2022-11-02.
    17. "Imazhi i saj u mbulua me bojë në Kabul, këngëtarja shqiptare reagon për ngjarjen". Albanian Profile (në anglisht). Marrë më 2022-11-02.