Ben Apolloni

Ben Apolloni (29 janar 1980) është regjisor dhe producent shqiptar. Është fitues i disa çmimeve për film dhe teatër.
Jeta
U lind më 29 janar 1980, në Kaçanik. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka kryer në vendlindje, kurse studimet bachelor dhe master për regji i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës.
Veprimtaria
Apolloni merret me regji teatri dhe filmi, skenare, aktrim dhe produksion. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës teatrore “Loja”, bashkëpunëtor i revistës kulturore “Pro Cult”, anëtar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Aktualisht është anëtar i bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe producent në RTV 21. Merret edhe me përkthime letrare nga anglishtja dhe serbishtja. Jeton në Prishtinë.
Shpërblimet
Krijimtaria e Apollonit është shpërblyer me disa çmime, si:
- 2003 shfaqja më e mirë nga Skena UP (Prishtinë), për shfaqjen “Mundimet e kota të dashurisë”;
- 2008 skenari më i mirë nga NINE ELEVEN, për filmin “Republika”;
- 2009 regjia më e mirë nga Festivali i Teatrove në Ferizaj, për shfaqjen “Orkestra e Titanikut”.
Veprat
Filma të metrazhit të shkurtër:
Shfaqje
- Mundimet e kota të dashurisë
- Othello
- Zoostory
- Vajza
- Miss Julia
- Orkestra e Titanikut
- [[Mat]
- Kur hana del