Bernard Berisha

Bernard Berisha
Berisha with Akhmat Grozny më 2019
Të dhënat vetjake
Data e lindjes 24 tetor 1991
Vëndi i lindjes Pejë, Kosovë
Gjatësia 1.65 m (5 ft 5 in)
Pozicioni Mesfushor
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
Akhmat Grozny
Numri 7
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010–2012 Besa Pejë 44 (10)
2012–2014 Besa Kavajë 49 (6)
2014–2016 Skënderbeu 47 (8)
2016–2017 Anzhi Makhachkala 28 (4)
2017–2025 Akhmat Grozny 173 (22)
2025–2026 Dinamo City 28 (0)
2026– Tirana 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2015– Kosova 27 (1)
* Club domestic league appearances and goals

Bernard Berisha (lindur më 24 tetor 1991) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar Tirana dhe përfaqsuesen kosovare.

Berisha e nisi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes, Besa e Pejës, në vitin 2010, duke u aktivizuar në dy sezone në Superligën e Kosovës. Në verën e vitit 2012, ai firmosi me Besën e Kavajës, duke lënë mbresa në dy sezone në Kategorinë Superiore. Në maj 2014, ai firmosi me kampionët në fuqi të Skënderbeut. Me korçarët, Berisha u dallua me paraqitjet e tij, veçanërisht në ndeshjet evropiane, duke siguruar një transferim te Anzhi Makhachkala në vitin 2016. Pas një viti atje, ai firmosi me klubin tjetër rus Akhmat Grozny, me të cilin luajti për tetë vite. Në vitin 2025, Berisha u rikthye në Shqipëri duke firmosur me Dinamon. Një vit më pas, ai firmosi me klubin tjetër kryeqytetas, Tiranën.

Karriera me klube

Skënderbeu

Më 27 maj 2014, Berisha dhe shoku i ekipit Fatjon Sefa firmosën një marrëveshje një-vjeçare me Skënderbeun.[1][2] Ai bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen e dytë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Ligës së Kampionëve kundër BATE Borisov; ai e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 60të nga Andi Ribaj. Pas kësaj, Berisha fitoi Superkupën e Shqipërisë në ndeshjen e tij të dytë, duke dhënë kontributin e tij si zëvëndësues në fitoren 1–0 kundër Flamurtarit.[3]

Më 23 gusht 2014, Berisha bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore në fitoren 1–0 kundër Elbasanit në javën e parë.[4] Golat e tij të parë me klubin erdhën në dy ndeshjet e raundit të parë të kupës kundër Himarës në tetor, me Skënderbeun që kaloi në raundin tjetër me rezultatin rekord 20–1.[5][6]

Në qershor 2015, Berisha firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2017.[7]

Anzhi Makhachkala

Më 13 janar 2016 Berisha u bashkua me klubin rus Anzhi Makhachkala, në një kontratë 3.5-vjeçare me Anzhi Makhachkala duke paguar një tarifë prej 600.000 euro për Skënderbeun.[8] Pasi që Rusia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, ai është i regjistruar në ligën ruse si shtetas shqiptar.[9] Sidoqoftë, në uebfaqen e klubit thuhet se Berisha është një futbollist i kombëtares kosovare.[10]

Terek Grozny

Më 26 dhjetor 2016, Berisha pranoi të bashkohet me skuadrën tjetër ruse, Terek Grozny me një kontratë 3 vjet e gjysmë, atje ai do të luajë përkrah futbollistëve ndërkombëtar shqiptarë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.[11]

Dinamo

Më 10 gusht 2025, Berisha firmosi një marrëveshje me Dinamon, duke u rikthyer në Shqipëri pas nëntë vitesh.[12] Ai u prezantua gjashtë ditë më pas dhe mori fanellën me numrin 23.[13] Ai u aktivizua në 28 ndeshje në kampionat gjatë sezonit 2025–26. Goli i tij i vetëm erdhi më 10 janar 2026 në fitoren 3–0 kundër ish klubit të tij Besa në raundin e 16-tave të kupës. Në përfundim të sezonit, Berisha njoftoi largimin nga klubi.[14]

Tirana

Më 7 korrik 2026, Berisha u transferua te klubi tjetër kryeqytetas, Tirana.[15]

Karriera ndërkombëtare

Më 7 tetor 2015. Berisha mori një thirrje nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale[16]

Statistikat e karrierës

Klube

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Besa Kavajë 2012–13 Kategoria Superiore 21320——233
2013–14 Kategoria Superiore 28311——294
Gjithsej 496310000527
Skënderbeu 2014–15 Kategoria Superiore 324731[a]01[b]0417
2015–16 Kategoria Superiore 1741012[c]21[b]0316
Gjithsej 49883132207213
Anzhi Makhachkala 2015–16 Premier Liga Ruse 11100—2[d]0131
2016–17 Premier Liga Ruse 17321—00194
Gjithsej 284210020325
Akhmat Grozny 2016–17 Premier Liga Ruse 8100——81
2017–18 Premier Liga Ruse 23110——241
2018–19 Premier Liga Ruse 21010——220
2019–20 Premier Liga Ruse 22331——254
2020–21 Premier Liga Ruse 27841——319
2021–22 Premier Liga Ruse 13100——131
2022–23 Premier Liga Ruse 20570——275
2023–24 Premier Liga Ruse 26360——323
2024–25 Premier Liga Ruse 13042——172
Gjithsej 17322264000019926
Gjithsej karriera 299403991324035551
  1. ↑ Appearance(s) in UEFA Champions League
  2. 1 2 Appearance in Albanian Supercup
  3. ↑ Six appearances and two goals in UEFA Champions League, six in UEFA Europa League
  4. ↑ Two appearances in the Russian Premier League Relegation play-offs

Kombëtarja

Përditësuar më 6 shtator 2020[17]
Appearances and goals by national team and year
National teamYearAppsGoals
Kosovo 201520
201640
201750
201820
201920
202011
Total161

Trofe

Skënderbeu
Dinamo City

Referime

  1. ↑ "Bernard Berisha zyrtarisht lojtar i Skënderbeut". Ora News. 27 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 16 korrik 2015.
  2. ↑ "Bernard Berisha, goditja më e fundit e Skënderbeut". Sport.albeu.com. 27 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2018. Marrë më 16 korrik 2015.
  3. ↑ "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 17 gusht 2014. Marrë më 17 gusht 2014.
  4. ↑ Leonard Karaj (24 gusht 2014). "Kursehet Skënderbeu, shpërdoron Elbasani. File: Ishim Të pafat, prisni Elbasan ndryshe". Panorama Sport. Marrë më 9 nëntor 2014.
  5. ↑ "Skënderbeu merr një fitore rekord në Kupë. Josa: Ishte formalitet, tani mundim Tiranën". Panorama Sport. 2 tetor 2014. Marrë më 16 korrik 2015.
  6. ↑ "Skënderbeu e bën rrugë, turpëron sërish Himarën". Panorama Sport. 23 tetor 2014. Marrë më 16 korrik 2015.
  7. ↑ "Berisha, rinovimi i radhës te kampionët". Sport Ekspres. 13 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2015. Marrë më 16 korrik 2015.
  8. ↑ "Bernard Berisha debuton me Anzhi Makhachkala". SuperSport. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2016. Marrë më 17 janar 2016.
  9. ↑ "Bernard Berisha Profile by the Russian Premier League" (në anglisht). Russian Football Premier League. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2016. Marrë më 2 shkurt 2016.
  10. ↑ ""Bernard Berisha to Anji"" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2016. Marrë më 14 janar 2016.
  11. ↑ ""Berisha i bashkohet Balajt e Roshit"". Borozani.com. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2017. Marrë më 1 janar 2017.
  12. ↑ "Zyrtare: Bernard Berisha nënshkruan me Dinamo Cityn e Ilir Dajës". Gazeta Express. 10 gusht 2025. Marrë më 9 gusht 2026.
  13. ↑ "Dinamo City prezanton Berishën". Koha.net. 16 gusht 2025. Marrë më 9 gusht 2026.
  14. ↑ "Bernard Berisha largohet nga Dinamo". Gazeta Sportal. 22 qershor 2026. Marrë më 9 gusht 2026.
  15. ↑ "Nga Dinamo te Tirana, Bernard Berisha nis aventurë të re në Superiore". Newsmax Balkans. 7 korrik 2026. Marrë më 9 gusht 2026.
  16. ↑ "Kosova publikon listën e lojtarëve kundër Guinesë". Gazeta Express. 7 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2018. Marrë më 2 tetor 2019.
  17. ↑ "Bernard Berisha". EU-football.info (në anglisht).