Beteja e Rezallës
Beteja e Rezallës ishte një betejë e zhvilluar gjatë Kryengritja në Kosovë (1995–1998) midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Jugosllavisë më 25 nëntor – 27 nëntor 1997, në rajonin e Drenicës. Beteja shihet si beteja e parë "në shkallë të gjerë" e UÇK-së.
| Beteja e Rezalles | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Kryengritja në Kosovë (1995–1998) | |||||||
![]() Pritë në rrugën Klinë–Skenderaj gjatë betejës | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
|
| ||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
|
|
| ||||||
| Fuqia | |||||||
|
|
| ||||||
| Viktimat dhe humbjet | |||||||
|
|
| ||||||
Beteja
Më 25 nëntor 1997, oficerë jugosllavë u mundën në përleshje nga Abedin Rexha në lagjen Binajak të rrugës Vojnik në Rezallë, ku ata dështuan ta arrestonin kryengritësin. Po atë ditë, policia serbe mbërriti në Vajnik për të arrestuar Abedin Rexhën, i njohur edhe si Sandokan. Rexha, së bashku me dy vëllezërit e tij, Brahimin dhe Afrimin, si dhe luftëtarë të tjerë, u përfshinë në një përballje të armatosur me forcat serbe. Gjatë përleshjes u vranë dy policë serbë dhe u plagos një djalë 11-vjeçar, Baki Krasniqi.
Të nesërmen, më 26 nëntor 1997, policia dhe ushtria jugosllave ishte paraparë të kryenin një bastisje në fshatin Rezallë, por ranë në pritë nga forcat e UÇK-së të udhëhequra nga Adem Jashari, të cilat më parë ishin fshehur në pyje. Adem Jashari e organizoi pritën në një vend të quajtur Klisyra në Rezallë të Re, me Abedin Rexhën në ballë, i cili kishte marrë pjesë edhe në përballjen e një dite më parë. Në pritë morën pjesë edhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së, përfshirë Mujë Krasniqin, Ilaz Kodrën dhe Nuhi Gecin.[3]
Pas tërheqjes, forcat jugosllave u riorganizuan dhe filluan të kalonin rrugën Skenderaj–Klinë, ndërsa një helikopter skanonte terrenin përpara. Adem Jashari mblodhi 20 luftëtarë të UÇK-së dhe priti në grykën e ngushtë përreth rrugës. Kur automjetet jugosllave mbërritën, luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr mbi to, duke vrarë shumë prej tyre dhe duke dëmtuar rëndë artilerinë dhe automjetet jugosllave. Si pasojë, forcat jugosllave u tërhoqën drejt fshatit Llausha, ku qëlluan për vdekje dy mësues shqiptarë që punonin në shkollën fillore të fshatit.[5][6]
UÇK-ja nuk raportoi asnjë humbje. Sipas Tim Judah, u vranë 2 trupa jugosllave, ndërsa sipas historianit kosovar Ahmet Qeriqi, i specializuar në Luftën e Kosovës, u vranë mbi 10. Gjatë betejës pati gjithashtu dëme shumë të rënda në automjetet e blinduara dhe tanket jugosllave.[7][6]
Pasoja
Vrasja e dy civilëve çoi në daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në varrimin e mësuesit të ndjerë nga Llausha, Halit Geci, më 28 nëntor 1997, komandanti Rexhep Selimi mbajti një fjalim para rreth 20.000 shqiptarëve, në të cilin deklaroi se “mjaft është mjaft” dhe se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftojnë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës nga “shtypja jugosllave”, e cila po burgoste dhe po vriste shqiptarë.[8][9]
Nga ky moment e tutje, rajoni i Drenicës, që përfshinte Skenderajn, Klinën dhe Drenasin, u shndërrua praktikisht në një “zonë të lirë”, ku pushteti real nuk qëndronte më te shteti serb, por te guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë që bashkësia ndërkombëtare t’i vëzhgonte këto zhvillime me shqetësim gjithnjë e më të madh. Edhe Ibrahim Rugova u shpreh i zhgënjyer, pasi rruga e tij paqësore drejt çlirimit filloi të shpërbëhej.[9]
Në janar të vitit 1998, forcat jugosllave sulmuan familjen Jashari në Prekaz, por dështuan t’i vrisnin Adem, Hamzë dhe Shaban Jasharin, duke u tërhequr drejt një fabrike të afërt të artilerisë.
Referime
- ↑ Thomas, Robert (1999). Serbia Under Milošević: Politics in the 1990s. Hurst. pp. 404–405. ISBN 978-1-85065-341-7.
- ↑ Bytyçi, Enver (2015). Coercive diplomacy of NATO in Kosovo. Newcastle upon Tyne: Cambridge Scholars Publishing. pp. 88–89. ISBN 978-1-4438-7272-0.
- 1 2 https://pashtriku.org/pashtriku-komandant-abedin-rexha-sandokani-sypatremburi-i-uckse/
- ↑ Tahiri, Bedri (1999). Adem Jashari: Legjendë e legjendave. Prishtinë: Rilindja. fq. 50.
- ↑ Geci, Rrustem (20 September 2016). "Liria perendesha e fitoreve". radiokosovaelire.com.
- 1 2 Ahmet, Qeriqi (6 March 2024). "Adem Shaban Jashari (28.11.1955 – 7.3.1998)". radiokosovaelire.com.
- ↑ Tim, Judah (2002). Kosovo, War and Revenge. Yale University Press. ISBN 9780300097252.
- ↑ Qeriqi, Ahmet (17 February 2024). "Kosova një histori e shkurter deri ne pavarësi III". radiokosovaelire.com.
- 1 2 https://books.google.co.uk/books?id=ih_Is_q4Rz8C&pg=PA404&dq=Halit+geci&hl=en&newbks=1&newbks_redir=0&source=gb_mobile_search&sa=X&ved=2ahUKEwjw1ryapc6LAxXwVUEAHRzwJpgQ6AF6BAgFEAM#v=onepage&q=Halit%20geci&f=false
