Beteja e parë e El Alamein-it

Beteja e parë e El-Alamejnit
Pjesë e Fushatës së Shkretëtirës Perëndimore të Luftës së Dytë Botërore

Këmbësorë britanikë mbrojnë një pozicion me thasë me rërë pranë El-Alamejnit, 17 korrik 1942
Data1-27 korrik 1942
Vendi
El-Alamejn, Egjipti i pushtuar nga Britania e Madhe
30°50′29″N 28°56′34″E / 30.84139°N 28.94278°E / 30.84139; 28.94278
Rezultati Ngërç
Ndërluftuesit
 Italia
Gjermania naziste

 Mbretëria e Bashkuar

 Zelanda e Re
 Australia
Afrika e Jugut
Komandantët dhe udhëheqësit
Mbretëria e Italisë Ettore Bastico
Gjermania Naziste Erwin Rommel
Gjermania Naziste Walther Nehring
Mbretëria e Italisë Giuseppe De Stefanis
Mbretëria e Italisë Enea Navarini
Mbretëria e Italisë Benvenuto Gioda
Britania e Madhe Claude Auchinleck
Britania e Madhe William Ramsden
Britania e Madhe William Gott
Britania e Madhe William Holmes
Fuqia
96,000 trupa (56,000 italiane, 40,000 gjermane)
70 tanke fillimisht (585 tanke më vonë)
~500 avionë
150,000 trupa
179 tanke fillimisht (1,114 tanke më vonë)
1,000+ artileri
1,500+ avionë
Viktimat dhe humbjet
10,000 të vrarë dhe të plagosur
7,000 të burgosur
13,250 të vrarë dhe të plagosur

Beteja e Parë e El-Alamejnit (1–27 korrik 1942) ishte një betejë e fushatës së Shkretëtirës Perëndimore të Luftës së Dytë Botërore, e zhvilluar në Egjipt midis forcave të Boshtit (gjermane dhe italiane) të Ushtrisë Panzer të Afrikës — që përfshinte Afrika Korps nën komandën e Feldmarshal Ervin Romelit —dhe forcave aleate (Perandoria Britanike dhe Komonuelthi) të Ushtrisë së Tetë nën komandën e Gjeneralit Klod Oçinlek.

Në këtë betejë, britanikët ndaluan një përparim të dytë të forcave të Boshtit në Egjipt. Pozicionet e Boshtit pranë El-Alamejnit, vetëm 106 kilometra nga Aleksandria, ishin rrezikshëm afër porteve dhe qyteteve të Egjiptit, bazave të forcave të Komonuelthit dhe Kanalit të Suezit. Megjithatë, forcat e Boshtit ishin shumë larg bazës së tyre në Tripoli në Libi për të qëndruar në El-Alamejn për një kohë të pacaktuar, gjë që i shtyu të dyja palët të grumbullonin furnizime për më shumë ofensiva, kundër kufizimeve të kohës dhe distancës.