Bibliomania

Bibliomania mund të jetë një simptomë e çrregullimit obsesivo-kompulsiv që përfshin mbledhjen ose edhe rrëmbimin e librave deri në atë pikë sa që si rezultat i saj mund të dëmtohen marrëdhëniet shoqërore ose shëndeti. Bibliomania nuk duhet të ngatërrohet me bibliofilinë, e cila është dashuria e zakonshme ndaj librave dhe nuk konsiderohet një çrregullim psikologjik klinik.

Si njëra nga disa sjellje të pazakonta që lidhen me librat, bibliomania karakterizohet nga mbledhja e librave të cilët nuk kanë asnjë përdorim për koleksionistin dhe as ndonjë vlerë të madhe të brendshme për një koleksionist të mirëfilltë librash. Blerja e kopjeve të shumta të të njëjtit libër dhe botim si dhe grumbullimi i librave përtej kapacitetit të mundshëm të përdoruesit ose kënaqësisë janë simptoma të shpeshta të bibliomanisë.[1] Bibliomania, megjithatë, nga Shoqata Psikiatrike Amerikane dhe DSM-IV të saj, nuk është as nuk konsiderohet si një çrregullim psikologjik i njohur.[2]

Termi për herë të parë u krijua nga John Ferriar (1761–1815), një mjek në Manchester Royal Infirmary.[3] Ferriar përdori termin në vitin 1809 në një poezi që ai ia kushtoi mikut të tij biblioman, Richard Heber (1773–1833).[4] Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, "bibliomania" u përdor në ligjërimin popullor (si në ese periodike ashtu edhe poema) për të përshkruar mbledhësit e librave obsesivë.[5][6]

Shih edhe

Referime

  1. ↑ "Hooked and Booked". Psychology Today (në anglisht). Marrë më 2017-05-25.
  2. ↑ Agrawal, Mukta (2015-09-09). "A Detailed Study About Bibliomania". InlifeHealthCare (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2019. Marrë më 2017-05-25.
  3. ↑ Kendall, Joshua. The man who made lists: love, death, madness, and the creation of Roget's Thesaurus, Penguin Group, USA, 2008, p. 154.
  4. ↑ Ferriar, John (1809). The Bibliomania, An Epistle to Richard Heber, Esq (në anglisht). London: T. Cadell and W. Davies, in the Strand; J. Haddock, Warrington.
  5. ↑ "LITERATURE". The Australasian (në anglisht). Vëll. LIV no. 1415. Victoria, Australia. 13 maj 1893. fq. 45. Marrë më 18 nëntor 2017 – nëpërmjet National Library of Australia.
  6. ↑ The Anatomy of bibliomania (në anglisht), 1930, also The anatomy of bibliomania (në anglisht), 1932

Literatura