Blockbuster (zbavitje)
Një blockbuster (BLLOK-bas-tër; përkth. fpf. bllokthyes) është një vepër filmike, zakonisht e prodhuar nga një studio kinematografike madhore, që është shumë e popullarizuar dhe korr sukses të jashtëzakonshëm financiar. Termi në praktikë përdoret edhe për çdo prodhim të buxhetit të lartë që synon statusin "blockbuster", dhe ka për cak tregun ndërkombëtar përmes mallrave dhe marketingut, ndonjëherë deri tek pika ku suksesi financiar i studios varet mbi të.