Brigel Gjoka

Brigel Gjoka është nje koreograf, balerin dhe pedagog shqipetar , me një karrierë që shtrihet për më shumë se dy dekada. Ai mori formimin e tij në Shkollën e Baletit në Tiranë dhe në Rosella Hightower në Francë. Midis viteve 2006 dhe 2010, ai kërceu me Ballet de l’Opéra National du Rhin, Staatstheater Mainz dhe Nederlands Dans Theater. Në janar të vitit 2011, ai iu bashkua The Forsythe Company, ku mori pjesë në krijimet e reja të William Forsythe dhe interpretoi një gamë të gjerë veprash nga repertori i koreografit amerikan. Në vitin 2015, së bashku me Riley Watts, ai interpretoi DUO2015 nga W. Forsythe në Life In Progress, turneu botëror i lamtumirës së Sylvie Guillem nga skena, dhe u nderua me çmimin Leonide Massine Dancer of the Year Contemporary Stage Award në Positano Premia la Danza (Itali). Ai interpretoi të njëjtën vepër në vitin 2016 në Paris Quartier D’été dhe në Philadelphia Museum of Art për Eighth Annual Anne d’Harnoncourt Symposium. Karriera e Brigelit arriti një kulm në vitin 2018 përmes bashkëpunimit të tij të vazhdueshëm me koreografin William Forsythe për më shumë se një dekadë, duke interpretuar në krijimin e fundit të Forsythe, A Quiet Evening of Dance, në skena të mëdha në mbarë botën,një performancë që fitoi çmimin prestigjioz FEDORA – Van Cleef & Arpels Prize for Ballet. Së bashku me Riley Watts, ai shërbeu gjithashtu si tutor në Biennale of Venice Dance College 2023, ku vunë në skenë Duo (2023 extended) nga William Forsythe. Aktualisht, Brigel është në turne botëror me Friends of Forsythe, një projekt që bashkon koreografë dhe balerinë nga fusha të ndryshme koreografike, i cili pati premierën në MKZ Karlsruhe dhe në Abu Dhabi Art Fair 2023. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, ai shërbeu si Drejtor Artistik i Art Factory International Bologna, Itali, ku projektoi dhe drejtoi programe intensive profesionale trajnimi për balerinë të rinj. Ai krijoi një platformë ndërkombëtare arti për të mbështetur kërkimin koreografik, duke organizuar punëtori improvizimi dhe vallëzimi me koreografë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht. Si koreograf, ai ka punuar me Xie Xin Dance Theater, Maggio Fiorentino, Theater Vorpommen, Theater Passau & Hector Solari, NAPA International Theater Festival Karachi, Kwang Tung Dance Company, Cannes Jeune Ballet, LeggereStrutture me mbështetjen e Tonino Lamborghini. Midis viteve 2013 dhe 2017, ai mori mbështetje nga Goethe Institute Germany si koreograf i sponsorizuar. Në vitin 2019 ai u mbeshtet nga Sadler’s Wells London dhe PACT Zollverein Essen për të bashkëkrijuar veprën Neighbours në bashkëpunim me Rauf “RubberLegz” Yasit. Vepra pati premierën në Essen, Gjermani, në vitin 2019 dhe vazhdoi rrugëtimin e saj duke u shfaqur në Biennale de la Danse de Lyon 2021, dhe më vonë u zhvillua në një prodhim të plotë në vitin 2022, me muzikantin Rusan Filiztek. Ky projekt vazhdon të prezantohet në mbarë botën dhe është prodhuar nga Sadler’s Wells, si dhe bashkë-prodhuar me Van Cleef & Arpels për Dance Reflections Festival London, Maison de la Danse Lyon, Challiot Théâtre de la Danse Paris, Biennale de la Danse de Lyon 2021/22, Torino Danza, Sydney Dance Festival, Julidans Amsterdam, La Filature Scène Nationale Mulhouse, Théâtre de Liège, MC2 Grenoble, Kalamata Dance Festival dhe Teatro Municipal do Porto. Që nga viti 2006, Brigel ka qenë në turne në mbarë botën duke performuar në skenat e teatrove dhe festivaleve të njohura të vallëzimit. Ai ka drejtuar punëtori ndërkombëtare të vallëzimit dhe koreografisë në festivale prestigjioze, universitete dhe kompani, duke përfshirë Tokyo Ballet, Beijing Dance Festival, Royal Danish Summer School, Université de Lausanne, CND Paris-Lyon, Dias da Dança Porto, Gibney Dance New York, Sydney Junior Dance Company, dhe shumë të tjera.