Bujar Lako
Bujar Lako | |
|---|---|
![]() Bujar Lako në të majtë, në filmin Gjeneral Gramafoni | |
| Lindi | 9 maj 1947 |
| Vdiq | 26 dhjetor 2016 (70 vjeç) Tirana, Albania |
| Profesioni | Aktor |
| Vitet aktive | 1973–2016 |
Bujar Lako (9 maj 1947 - 26 dhjetor 2016) lindi në Korçë dhe ishte aktor i mirënjohur shqiptar.[1]
Karriera
Debutimin e parë si aktor e pati në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i Gëzim Erebarës dhe "Përballimi" i Viktor Gjikës. Pas kësaj, ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni", "Udha e shkronjave", "Ballë per ballë”, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" dhe "Amiko".
Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, si: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, `Monserati" E. Robles, "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë". Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni". Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat "Gjeneral gramafoni" dhe "Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur". Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar" Ne vitin 2005 Ka marë "Palmën e artë" si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 "Cairo International Film Festival" me filmin "Megic Eye" të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është çmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A..
Në vitin 2013 iu dha titulli "Nder i Kombit" nga presidenti i republikës.
Filmografia
| Viti | Titulli | Roli |
|---|---|---|
| 1975 | Në fillim te verës | Misto |
| 1976 | Përballimi | Martin Kreka |
| 1978 | Udha e shkronjave | Tunxhi |
| 1978 | Gjeneral gramafoni | Halit Berati |
| 1979 | Ballë për ballë | Mujo Bermema |
| 1982 | Nëntori i dytë | Luigj Gurakuqi |
| 1983 | Dora e ngrohtë | Spahiu |
| 1984 | Vendimi | Këshilltari |
| 1984 | I paharruari | Besim Peja |
| 1985 | Gurët e shtëpisë sime | Tenente Moruçi |
| 1986 | Gabimi | Arjani |
| 1987 | Vrasje ne gjueti | Ferdinandi |
| 1987 | Telefoni i një mëngjesi | Nestori |
| 1987 | Binarët | Kujtimi |
| 1989 | Kthimi i ushtrisë së vdekur | Gjenerali italian |
| 2001 | Amigo | Mësuesi |
| 2003 | Lule të kuqe, lule të zeza | Taksisti |
| 2005 | Syri magjik | Petro |
| 2009 | Honeymoons | Babai i Nikovit |
| 2014 | Amsterdam Express | Selimi |
Shih edhe
Referime
- ↑ "Bujar Lako IMDb". IMDb (në anglisht).
- Biografi shqiptare
- Aktorë shqiptarë
- Lindje 1948
- Vdekje 2016
