Burim Kukeli

Burim Kukeli
Informacioni personal
Emri i plotë Burim Nue Kukeli
Data e lindjes 16 janar 1984 (42 vjeç)
Vendi i lindjes Gjakova, Kosovë
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
FC Zürich
Numri 20
Karriera me të rinjtë
1994–2003 FC Solothurn
2003–2004 FC Wangen bei Olten
2004–2005 SC Zofingen
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2004–2005 SC Zofingen 21 (4)
2005–2007 FC Schötz 25 (6)
2008–2012 FC Luzern 103 (3)
2012–2017 Zürich 82 (2)
2017–2019 Sion 13 (0)
2019–2021 Kriens 44 (0)
Gjithsej 314 (23)
Karriera ndërkombëtare
2012–2017 Shqipëria 27 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Burim Kukeli (lindi më 16 janar 1984) është futbollist kosovarë nga Gjakova i cili luan për FC Zürich dhe kombëtaren shqiptare. Në moshën 4 vjeçare, ai shkoi në Zvicër. Në moshën 9 vjeçare, ai e filloi karrierën rinore.

Karriera

Në SC Zofingen, ai luajti 21 ndeshje dhe gjatë sezonit 2004-2005, ai shënoi 4 gola. Në vitin 2005, ai u bashkua me skuadrën FC Schötz. Në ligën e tretë zvicreane, Burimi luajti 11 ndeshje si fillues dhe 1 ndeshje si zëvendës. Gjatë sezonit 2007-2008, Burimi shënoi 2 gola.

Në vitin 2008, ai u transferua në skuadrën FC Luzern në super ligën zvicreane gjatë sezonit 2007-2008. Ai e përfundoi sezonin me Luzernin me 10 ndeshje të luajtura.

Në prill 2012, Burimi nënshkroi kontratë tre vjeçare për skuadrën FC Zürich. Në pjesët e para e sezonit 2012-2013, ai luajti 12 ndeshje dhe luajti vetëm 1 ndeshje si zëvendës.