Castellum

Castellum
1. Kullë vrojtimi Limes, Gjermani (rindërtim)
2. Rrënojat e një castellum divisorium, Francë

Një castellum[1] në latinisht zakonisht është:

  • Një fortesë e vogël ose kullë romake,[2] një diminiuitiv i castrum (fushim ushtark), shpesh e përdorur si një kullë vrojtimi ose stacion sinjalizimi në Murin e Adrianit. Është e ndryshme nga një burgus, i cili është një term latin që përdorej veçanërisht në provincat gjermanike.
  • Një depozitë shpërndarjeje, kryesore dhe ndarëse për ujin bashkiak në një akuadukt romak (i njohur si një castellum aquae/castellum divisorium).
  • Në lashtësi dhe në mesjetë, një vepër fortifikimi e destinuar për ti rezistuar sulmeve të armiqve duke mbrojtur një vend të caktuar (qendër urbane, fshat të fortifikuar, stacion të avancuar ushtarak). Sipas studiuesve, ky term është i ndërshkëmbyeshëm me atë të oppidium, ledheve kastrale, banesave të fortifikuara dhe kështjellave.[3]
  • Castrum-castellum apo castrum et castellum ishin ledhe praktikisht sinonime të një fshati apo qendre të fortifikuar, të përcaktuara në mesjetë, në Flandër dhe në rajonet e Francës veriore.[4]

Përveç fjalëve të trashëguara në gjuhët romanse, Castellum është burimi i fjalës shqipe kështjellë dhe fjalës angleze "castle".

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ Charlton T. Lewis, Charles Short, A Latin Dictionary
  2. ↑ C. Julius Caesar, Gallic War; 2,30
  3. ↑ Anne-Marie Flambard Héricher; Jacques le Maho (2012). Château, ville et pouvoir au Moyen Âge (në frëngjisht). CRAHM. fq. 60–64, 218.
  4. ↑ J. F. Verbruggen (1950). "Note sur le sens des mots castrum, castellum, et quelques autres expressions qui désignent des fortifications". Revue belge de Philologie et d’Histoire (në frëngjisht). 28: 147–155.